Aktori amerikan dhe ylli i filmave "Home Alone", Macaulay Culkin, ka folur së fundmi për marrëdhënien me të atin.

Aktori 45-vjeçar u shfaq në sheshxhirimin e dokumentarit të Colin Hanks për aktorin John Candy.


Në dokumentarin "John Candy: I Like Me”, Culkin foli për mënyrën se si Candy ishte një nga njerëzit e parë që vuri re se babai i tij ishte një ‘përbindësh’.

Macaulay Culkin (Foto: Shutterstock)

Candy vdiq në moshën 43 vjeç pasi pësoi një atak në zemër në vitin 1994.

Aktori, tani 45 vjeç, luajti në filmin e vitit 1989 të John Hughes "Uncle Buck" së bashku me Candy, dhe ai shfaqet gjithashtu në filmin e parë "Home Alone".

"Mendoj se Candy gjithmonë e kishte këtë instinkt vërtet të shkëlqyer. Mendoj se e pa. Dëgjoni, edhe para se karriera ime të arrinte kulmin dhe të fillonte xhirimet e "Home Alone" nuk ishte e vështirë të shihja sa i ashpër ishte babai im. Nuk ishte sekret. Ai ishte tashmë një përbindësh. Kur erdhën fama dhe paratë, u bë një përbindësh famëkeq”, tha Culkin për të atin.

Tutje theksoi se Candy e ‘ruante’ në shesh xhirimi në atë kohë dhe se ai kishte atë figurë atërore.

"Nuk ndodh aq shpesh. Në fakt, ka ndodhur më rrallë me kalimin e kohës. Do të doja të kisha pasur më shumë nga kjo në jetën time. Është e rëndësishme ta mbaj mend këtë”. /Telegrafi/