LAJMI I FUNDIT:

Maas: Fillojnë bisedimet me Talebanët për zgjatjen e afatit të tërheqjes nga Afganistani

Maas: Fillojnë bisedimet me Talebanët për zgjatjen e afatit të tërheqjes nga Afganistani

Udhëheqësit e vendeve të G7 duhet të koordinojnë përpjekjet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit dhe të marrin në konsideratë nëse ato duhet të vazhdojnë përtej afatit të 31 gushtit të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara, tha Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Ky i fundit u tha gazetarëve se diskutimet kishin filluar midis Gjermanisë, SHBA-së, Turqisë dhe Talebanëve me qëllim “lehtësimin e një operacioni civil të aeroportit të Kabulit për të mundësuar evakuimin e njerëzve përtej 31 gushtit”.


Megjithatë, ai theksoi se aeroporti do të mbahej i hapur vetëm pas 31 gushtit nëse siguria mund të garantohej, raporton bbc.

"Do të ketë pasoja": Talebanët paralajmërojnë SHBA-në dhe Britaninë të largohen, duke thënë se afati i tërheqjes më 31 gusht është një "vijë e kuqe"
Lexo po ashtu "Do të ketë pasoja": Talebanët paralajmërojnë SHBA-në dhe Britaninë të largohen, duke thënë se afati i tërheqjes më 31 gusht është një "vijë e kuqe"

Situata në aeroport po bëhej më kaotike, vuri në dukje Maas, pasi një përleshje zjarri shpërtheu midis njerëzve të armatosur të paidentifikuar, forcave perëndimore të sigurisë dhe rojeve afgane në hyrjen veriore të hënën, duke rezultuar në vdekjen e një ushtari afgan.

Talebanët më herët përjashtuan mundësinë e mbetjes së trupave perëndimore përtej 31 gushtit, me zëdhënësin Suhail Shaheen që paralajmëroi për “pasoja” nëse SHBA-ja vononte tërheqjen e forcave të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori