LAJMI I FUNDIT:

“Ma allahile, le këtë punë”, Kurteshi nuk e lë të flas Elshanin e PDK-së gjatë mbledhjes së KQZ-së

“Ma allahile, le këtë punë”, Kurteshi nuk e lë të flas Elshanin e PDK-së gjatë mbledhjes së KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku po diskutohet për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Gjatë kësaj mbledhje pati një konfrontim verbal në mes Sami Kurteshit nga LVV-ja dhe Arianit Elshanit nga PDK-ja.


Derisa Kurteshi kërkonte sqarime për një pikë të rendit të ditës që kishte të bënte me listën e votuesve, ishte Elshani ai i cili donte që t’i jepte sqarime lidhur me atë çështje.

Por një gjë të tillë nuk e lejoj Kurteshi, duke i thënë se ai nuk mund të sqarojë për shkak se nuk e ka as përvojën e as fjalorin më të gjerë se ai.

“Pse po e sqaron ti kur unë jam duke e diskutuar një çështje. Ma mirë sun e sqaron. Mua po më intereson z.Ahmetaj se po përzihet lista e votuesve. A është bre e mundur mos me ndërhy. Nëse e njeh aspektin teknik shumë më mirë se unë. Çështja e tretë është nëse ke fjalor shumë më të pasur me nja 20 mijë fjalë, e unë i përdori nja 3 mijë. Ma bre, ma bre se nuk e ki as përvojën. Ma allahile, le këtë punë. Kur i ki krejt gabim unë nuk të ndërprerje sepse është mendimi yt”, i tha Kurteshi, Elshanit.

Elshani ju drejtua se pyetja është më vend z.Kurteshi mirëpo formulimi është gabim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori