LAJMI I FUNDIT:

Lypsari rrezikon jetën duke kërkuar lëmoshë në mes të veturave në Prishtinë

Një numër i madh i lypsarëve janë të shpërndarë nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit, me fokus më të madh në qendër. Por, një i tillë gjatë pasdites së sotme ka zënën vend në mes të rrethit afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.

Sipas videos e cila ka ardhur në adresë të Telegrafit, një fëmijë i vogël shihet në mes të rrugës, mes veturave të shumta në kohën kur ka më së shumti fluks të qytetarëve në atë hyrje të Prishtinës.

Veturat shihet se shmangen nga fëmija i cili shtrin dorën, i ulur duke kërkuar lëmoshë.

Ndërkaq, javën e kaluar në sheshin “Nënë Tereza”, avokati Tomë Gashi, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës.

Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin "Nënë Tereza", në Prishtinë - thotë se kreu punën e inspektoratit
Lexo po ashtu Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin "Nënë Tereza", në Prishtinë - thotë se kreu punën e inspektoratit

Në video shihet teksa Gashi diskuton diçka më të, më pastaj ia shqelmon edhe paratë që kishte para vetes.

Më vonë Gashi ka përndarë lajmin pikërisht për gjestin e tij ndaj lypësit, duke mos u penduar fare.

“Tu e kry punën e inspeksionit mas dy vjet britmash të çmendura ditë e natë në sheshin ‘Nënë ‘Tereza’”. Këta kanë shefa me Mersedesa dhe janë tregu për mbi dy vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtinës! Kështu nuk ka në sheshin Skënderbeu në Tiranë”, kishte shkruar ai në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori