LAJMI I FUNDIT:

LVV thotë se ka fituar edhe në bastionin e Nismës, në Malishevë

LVV thotë se ka fituar edhe në bastionin e Nismës, në Malishevë

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limaj edhe pse ndër vite si bastion të saj ka pasur Komunën e Malishevës, në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kjo situatë ka ndryshuar. 

Në Malishevë, prin Lëvizja Vetëvendosje me rreth 578 vota më shumë se Nisma Socialdemokrate.


Anëtari i LVV-së në Malishevë, Adnan Zulfaj përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Komuna e Malishevës është ‘skuqur” nga këto zgjedhje, duke publikuar edhe numrin e votave të fituara nga Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.

“S’kuqet edhe Malisheva”, ka shkruar Zulfaj. /Telegrafi/