LAJMI I FUNDIT:

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, pastaj pritet seanca për zgjedhjen e presidentit

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, pastaj pritet seanca për zgjedhjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila përmes një konference për media ka bërë të ditur dy procese që kanë ndërmarrë si grup parlamentar.

“Ju kemi ftuar këtu që të ju njoftojmë për dy procese që si Grup Parlamentar i kemi ndërmarr. Grupi Parlamentar i LVV-së,
ka proceduar në Kryesi të Kuvendit amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshmet, që do tu mundësoj diasporës të votojnë në ambasadat apo konsullatat në vendet ku ata jetojnë.


Po ashtu ju informojë se sot ne deputetë e Kuvendit kemi paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për dy kandidaturat për president, ata janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se të dy kërkesat janë protokolluar dhe do të fillojmë me trajtimin e tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Kusari-Lila gjithashtu theksoi se kanë bërë kërkesë që seancën e parë të jashtëzakonshme ta mbajnë sot me të vetëm pikë të rendit të ditës që është amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, që kërkojmë të shkoj me procedurë të shpejtuar në dy lexime që do të ndodhin brenda ditës së sotme.

“Varësisht nga afatet kohore do të procedojmë edhe me kërkesën për seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Nëse kjo seancë përfundon brenda pak orëve, në varshmëri edhe me vullnetin e deputetëve që duhet të jenë në sallë dhe të jenë pjesëmarrës në votim ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën tjetër për votimin e presidentit të ardhshëm të Kosovës”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori