Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se pala kosovare është shumë e interesuar që qetësojë situatën në veri të vendit, por këtë nuk mund ta bëjnë njëanshëm. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila u shpreh se arrestimi i Milun Milenkoviç- Llune nuk është shtyrje në eskalim.
Kusari-Lila u shpreh se sjellja e Serbisë është destruktive dhe me rrëmbimin e policëve kufitarë ka shprehur afër agresionin.
“Jemi të interesuar të qetësojmë situatën, nuk është në interes të askujt nga ne që Kosova të cilësohet si vatër e krizës ose të kemi një situatë të paqëndrueshme në veri të vendit, por këtë nuk mund ta bëjmë njëanshëm sepse vërehet se ajo çfarë ndodhi ditë më parë me rrëmbimin e tre policëve erdhi nga pala tjetër dhe deri në atë ditë ishte vetëm kërkesa ndaj palës së Kosovës, nuk kishte kërkesa ndaj palës së Serbisë, përderisa pamë se sjelljet dhe destruktiviteti edhe agresioni i tyre ndaj nesh ishte në nivel të paimagjinueshëm në raport me retorikën e tyre për qasjen në dialog”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila u shpreh se arrestimi i Milun Milenkoviç – Llune është edhe në të mirë të serbëve në veri të cilët janë nën presion të tij.
“Arrestimi i kriminelit Llune nuk është shtyrje në eskalim, është hapësirë për deeskalim, për arsye sepse i njëjti nuk cenon vetëm sigurinë e shtetasve të Kosovës të etnisë shqiptare, i njëjti ka qenë dhe mbetet duke iu bërë presion tek qytetarët serbë. Ne i kemi parë se presioni ka qenë i hatashëm ndaj serbëve të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor”,
Në lidhje me kërkesën e ndërkombëtarëve për zgjedhje të reja në katër komunat veriore, Kusari-Lila ka thënë se duhet të marrin garanci që procesi i ri zgjedhor duhet të prodhojë kryetarë legjitim pasi nuk mund të organizojnë zgjedhje prapë.
“Tash nëse ne synojmë të hyjmë në këtë proces në hapat të cilat i kërkon bashkësia ndërkombëtare duhet të kemi garancinë e njëjtë që do të ketë proces zgjedhor i cili do të prodhojë kryetarë legjitim, me legjitimitet të plotë, ne flasim për legjitimitetin aktual të cilët kanë dalë si rezultat i një pjesëmarrje tepër të vogël të qytetarëve në këto komuna, 3-4%, ndërsa të tjerët që kërkojnë nuk kanë legjitimitet fare, fare s’kanë marrë pjesë në zgjedhje, fare s’janë certifikuar, legjitimiteti i tyre është i barabartë me zero, por në këtë situatë duhet të kemi qartësi në këtë rrugë sepse përvoja e deritashme ka treguar që se ka dallime dhe lëvizje të vazhdueshme e mosmbajtje në fjalë nga ana e palës serbe në këtë proces”, vijoi Kusari-Lila, raporton kp.
Kusari-Lila është ndalur edhe tek vendimi i MINT për pezullimin e licencës së regjistrimit të biznesit për televizionin Klan Kosova, duke thënë se procedura përfshin ankimin dhe nuk bëhet fjalë për vendim arbitrar.
“Kam vënë re, reagime të cilat e prezantuan këtë si synim për humbje të drejtës së lirisë së shprehjes së mediave e kështu më radhë, mendoj se të gjithë në këtë Republikë i kemi përgjegjësitë tona, qoftë në aspekt të prezantimit të të dhënave, të ushtrimit të veprimtarisë apo ushtrimit të funksioneve të cilat i kemi marr me votë të popullit apo me emërime, në rrethana aktuale ne vendim paraqitet procedura ankimimit, nuk po flasim për vendime arbitrare të njëanshme të cilat nuk lënë hapësirë për tu rishikuar apo vlerësuar në periudhën kohore siç është e paraparë me ligj, e para dhe e dyta është gjithashtu të pyeten përgjegjësit e një mediumi kredibil që synon të ketë shikueshmëri dhe numër të madh të përcjellësve se në çfarë logjike dhe në çfarë rrethane Peja dhe Gjakova gjenden në Serbi”, tha Kusari-Lila.
Gjithashtu, u bë e ditur se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten e 22 qershorit për interpelancën me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj