LAJMI I FUNDIT:

LVV-ja jep sqarim për takimin me vendet e QUINT-it

LVV-ja jep sqarim për takimin me vendet e QUINT-it

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, do të marrin pjesë në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të martën pasdite, për çka reaguan këto shtete duke u shprehur se nuk do të jenë ndërmjetësues në formimin e Qeverisë.

Vendet e QUINT-it, theksojnë se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.


Vendet e QUINT-it: Ne nuk do të ndërmjetësojmë për formimin e Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Vendet e QUINT-it: Ne nuk do të ndërmjetësojmë për formimin e Qeverisë së Kosovës

Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka dhënë një sqarim në lidhje me këtë takim, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00.

Vraniqi ka thënë se ambasadoret nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmës eventualë, në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të zhvilloj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, shkruan Vraniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori