Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti, thonë se pavarësisht presioneve ndërkombëtare s’do të pranojnë asnjë kushtëzim, megjithëse sipas tyre po tentohet të ndërlidhet liberalizimi i vizave me Asociacionin.
Nga partia në pushtet theksojnë se nuk do të ngutën për dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po tenton të shtyjë përpara agjendën e tij para zgjedhjeve parlamentare atje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyeseni, thotë për KosovaPress, se kushtëzimet e BE-së dhe Serbisë nuk do të sjellin progres në dialog.
“Ne po kushtëzohemi edhe një herë tjetër me Asociacionin duke u thirr me atë se po e bëtë Asociacionin do të shkoni drejt liberalizmit të vizave, por nuk duhet të harrojmë këtu se vazhdimisht jemi kushtëzuar me liberalizmin e vizave. Ai nuk ka ndodhë as atëherë kur u kushtëzuam me demarkacion, kështu që nuk duhet ta pranojmë një tjetër kushtëzim, përderisa ne kemi shënuar rezultatet pozitive sa i përket përmbushjes së kritereve. Nëse jemi në rregull që i kemi pambushur kriteret për t’u bërë liberalizmi i vizave, atëherë pse duhet të na kushtëzojnë me një tjetër çështje që është asociacioni e aq më tepër që po flitet për një asociacion një etnik që është i dëmshme, i rrezikshëm dhe që ndihmon shumë në defunksionlizimin e shtetit tonë, kështu që ne nuk mund ta pranojmë as këtë kushtëzim as ndonjë tjetër që vjen karshi një teme që ne kemi arritur t’i përmbushim të gjitha kriteret e kërkuara”, thotë ajo.
Deputetja e mazhoracës thotë se ekzekutivi është i gatshëm për të bërë agjendë të përbashkët shtetërore për dialogun me spektrin politik, por jo duke u ngutur dhe duke iu përshtatur interesave të Serbisë.
“Ne jemi për të bërë një agjendë të përbashkët që shërben interesave të shtetit tonë fillimisht edhe që Serbia dakordohet me këtë agjendë dhe të njëjtën ta bëjmë ne me agjendën që bëjnë ata. Por nuk jemi të shtyjmë përpara agjenda që I konvenojnë vetëm njërës palë e jo tjetrës aq më tepër agjenda që e dëmtojnë integritetin, sovranitetin politikat e njërës palë në këtë rast Kosovës. Unë konsideroj që ne nuk do duhej të ngutemi dhe ta shfrytëzojmë këtë kohë para zgjedhjeve, përkundrazi as nuk është regres sepse nuk jemi duke bërë regres. Përkundrazi jemi duke tregu një qasje krejt ndryshe që jemi të interesuar të shkojmë drejt një progresi që do të shënohej në dialog duke diskutuar për çështje që palët dakordohen e jo duke përfunduar për çështje për të cilat shkojnë në interesin e njërës palë. Po tregojmë se dëshirojmë të trajtohemi të barabartë, po tregojmë që jemi të përgatitur dhe s’jemi ajo pala e dobët që ka qenë në të kaluren në dialog, që ka qenë e gatshme të nënshkruaj pafund marrëveshje prej të cilave ka përfituar Serbia e jo Kosova”, shton deputetja e pozitës.
Madje ajo nuk i sheh problematike as përplasjet e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
“Nuk e shoh që doli një dallim sepse këto qëndrime I kemi parë vazhdueshme. Dmth Borrell ka qenë vazhdimisht një shtytës I ngritjes së çështjes se asociacionit brenda dialogut me Serbinë ndërsa pala kosovare vazhdimisht ka thënë se nuk dëshirojmë të flasim për këtë temë. Kështu që unë nuk e pashë si diçka të re por si një konfirmim të kryeministrit Kurti që për asociacionin një etnik ne nuk do të flasim, me të cilin nuk u pajtua Borrel që kërkoi zbatimin e tij. Por kjo nuk do të thotë që ne do të bëjmë ashtu sepse ne jemi duke u përfaqësuar prej një delegacioni që i ka prioritetet e veta dhe ka një qëllim që I është rikthyer fazës së re të dialogut”, thekson ajo.
Deputetja Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe anëtarë e kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, foli për KosovaPress edhe për koalicionet e mundshme në ekzekutivin atje.
“Ne nuk kemi vendosë për këtë gjë akoma, është diçka që trajtohet brenda grupit punues në qendrën e Gjilanit në koordnim me nivelin qendror të VV-së në Prishtinë por edhe në koordinim me kryetarin ne do të shohim cila është më e mira për qytetin e Gjilanit. Kështu që nuk ka deri më tani një vendim të prerë se çfarë do të ndodhë, sigurisht do të jemi të hapur të flasim me subjektet e partive politike duke përjashtuar LDK-në megjithatë deri më tani nuk ka një vendim ose qëndrim që thotë se do bëjmë koalicion me këtë apo atë subjekt”, thotë ajo
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij, shqiptarët në RMV po jetojnë ditët më të mira
Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve
“Ju kemi njohur para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit