LAJMI I FUNDIT:

Lutjet e Mëngjesit në Uashington, cilët deputetë të Kosovës pritet të marrin pjesë

Lutjet e Mëngjesit në Uashington, cilët deputetë të Kosovës pritet të marrin pjesë

Edhe këtë vit, fundi i janarit do t’i gjejë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës në Uashington, të cilët do të udhëtojnë atje për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit. Por cilët deputetë deri më tani kanë marrë ftesa nga Kongresi Amerikan?

Nga Partia Demokratike e Kosovës ftesë nga Kongresi Amerikan ka marrë kryetari Memli Krasniqi, si dhe deputetet Ganimete Musliu e Ariana Musliu-Shoshi.


Krasniqi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress tha se është ftuar, por për shkak të angazhimeve të paraplanifikuara nuk do të merr pjesë këtë vit.

“Unë jam i ftuar edhe këtë vit në Mëngjesin e Lutjeve, por për shkak të angazhimeve të paraplanifikuara, nuk do të marr pjesë këtë vit,” u shpreh Krasniqi.

Në anën tjetër, deputetja tjetër opozitare e PDK-së, Ganimete Musliu konfirmoi se do të jetë prezente në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

“Po, jam e ftuar dhe do të marrë pjesë”, konfirmoi Musliu.

Ndërkaq, deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tregoi se nuk do të jetë prezente për shkak se Kuvendi nuk i mbulon shpenzimet për të gjithë, teksa shtoi kjo është shkelje e të drejtave të deputetit.

Ajo madje dërgoi vendimin ku thuhet se, “Nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbulohen shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit, të pjesëmarrjes dhe mëditje, përveç shpenzimeve të pjesëmarrjes për deputetin e dytë, të cilat nuk do të mbulohen nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Po jam e ftuar, por nuk do të marr pjesë sepse Kuvendi nuk i mbulon shpenzimet për të gjithë. Siç po shihet në vendim dhe kjo është shkelje e të drejtave të deputetit,” u shpreh Shoshi.

Në anën tjetër, prej LDK-së, ftesë ka marrë deputeti Armend Zemaj. Ai tha se është i rregullt prej vitit 2010, dhe sa herë ato të mbahen, ai do të jetë aty.

“Po, i rregullt jam unë aty, numër një jam prej 2010-ës, dhe vitin e ardhshëm sa herë të mbahet, veç ishalla jam shëndosh e rahat, se aty më ke”, konfirmoi Zemaj.

Ndërsa, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka konfirmuar se ftesë për këtë ceremoni ka marrë kreu i partisë, Ramush Haradinaj, dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Kryetari Ramush Haradinaj dhe deputeti Besnik Tahiri do të udhëtojnë në ShBA për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, ku ndër tjerash kryetari Haradinaj në agjendë ka edhe disa takime tjera me rëndësi gjatë qëndrimit në ShBA”, konfirmon Xhemajli.

KosovaPress gjithashtu ka telefonuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, por ai nuk është përgjigjur.

Njëjtë nuk është përgjigjur edhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve mbahet me 1 shkurt që nga viti 1997. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë shumë liderë, diplomatë dhe përfaqësues të shteteve nga mbarë bota. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori