LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: As një mijë euro dëmi që shkaktuam me shishe në kuvend 

Lushtaku: As një mijë euro dëmi që shkaktuam me shishe në kuvend 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka folur për dëmin që e shkaktuan në Parlamentin e Kosovës, pas goditjes së tavolinave me shishe.  

Sipas tij, kjo ishte dëmi më i vogël që do t’ia bënin kuvendit në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë, siç thotë ai, për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.


“Është forma më e dëmshme e vogël në këtë rrethanë politike që ne të kundërshtojmë dhe të bëjmë efektin e duhur që të mos ketë mbarëvajtje të seancës, edhe pse u bë zhurmë e madhe, nuk u ndaluam.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte që të respektonin nga fillimi atë që e kemi kërkuar deri më sot.

Sigurisht, protesta është e garantuar edhe me Kushtetutë. Ne kishim synim edhe të protestojmë. Atë e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse ne si deputetë nuk arrijmë që të respektojmë dhe t’i nënshtrohemi Kushtetutës së Kosovës, atëherë për çfarë opozite bëhet fjalë”, tha ai.

Deputetët dëmtojnë tavolinat e Kuvendit duke i goditur me shishe
Lexo po ashtu Deputetët dëmtojnë tavolinat e Kuvendit duke i goditur me shishe

Tutje në Edicionin Special të Klan Kosovës, Lushtaku pohoi se dëmi që e kanë shkaktuar nuk arrin shifrën as njëmijë euro.

“Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet Kushtetuta është më i madh sesa vetë një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as një mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”.

”Janë diku rreth 150 milionë euro që flitet se janë keqpërdorur një kohë, kur dihet që ka pasur mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk ka pasur nevojë fare për import energjie elektrike në Kosovë. E vetmja formë për të vetëdijesuar dhe për të arritur kushtetutshmërinë e 40 deputetëve ishte kjo”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori