Lushnjë, babai i vë thikën në fyt djalit

Policia shqiptare ka parandaluar një vrasje në një familje në Lushnjë.
Zyrtarët policorë thanë se gjatë natës së kaluar, policia është njoftuar se në lagjen “Karbunarë e Madhe”, Lushnjë, ka një konflikt në familje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila ka ndaluar konfliktin dhe ka arrestuar 74-vjeçarin Dervish Mezini, i cili i ka vënë thikën në fyt djalit të tij, A. M. (45), duke e kërcënuar se do ta vriste.
Me këtë rast në banesë është konfiskuar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën i dyshuari e mbante pa leje. /KP/
Nga
Telegrafi
07/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































