Lushnja pas Krasniqit dhe Kukajt

Kryetari i ‘bardhekaltërve’, Remzi Ejupi konfirmoi për Tribuna se dyshja prishtinase ka ofertë nga Lushnja. “Ka një ofertë nga Lushnja, mirëpo nuk është e vetmja pasi që ka edhe të tjera skuadra të cilat janë të interesuara. Por, ne do të mundohemi që t’i mbajmë në skuadër Dritonin dhe Liridonin, pasi i konsiderojmë si lojtarë të rëndësishëm në skuadrën tonë”, u shpreh fillimisht i pari i skuadrës prishtinase.
Tutje, Ejupi deklaroi se nuk do t’i nxjerrin problem asnjë lojtari që dëshiron të largohet nga klubi. “Ne nuk do t’i bëjmë problem asnjë lojtarit që dëshiron të largohet, nëse mendon se ajo gjë është për të mirën e tij”, theksoi kreu prishtinas. Të kujtojmë se ky i fundit gjithashtu është duke negociuar edhe disa largime nga skuadra e tij, përfshirë ato të talentëve Lorik Aliu, Enis Gavazaj, Argjend Malaj dhe Liridon Latifi. /Telegrafi/




















































