LAJMI I FUNDIT:

“Lumturia vajzërore”: Pse duhet t’i dhurohet spathiphyllum një vajze të pamartuar

“Lumturia vajzërore”: Pse duhet t’i dhurohet spathiphyllum një vajze të pamartuar

Spathiphyllum ka gjethe të ngushta dhe një lule të bardhë jashtëzakonisht të bukur

Kjo lule nuk kërkon shumë kujdes, por me pak përpjekje lulëzon shumë bukur. Është një nga lulet e rralla që pëlqen rrezatimin e pajisjeve elektronike dhe që i përshtatet ajri i thatë në apartamente.


Ajo gjithashtu përshtatet shkëlqyeshëm në zyra, afër kompjuterëve, si dhe në vendet ku nuk i ekspozohet drejtpërdrejt rrezeve të diellit, transmeton Telegrafi.

Pse spathiphyllum quhet “Lumturia vajzërore”?

Kjo lule sjell paqe, dashuri dhe mirëqenie në shtëpi. Ekziston një besim se nëse i duroni spathiphyllum një vajze të pamartuar, ajo do të martohet së shpejti dhe nëse një zonje tashmë të martuar i dhurohet kjo lule, një fëmijë do të lindë në atë familje.

Si rritet spathiphyllumi?

Spathiphyllumi nuk kërkon shumë ujë ose dritë, ndërkohë nëse vini re se gjethet e tij marrin njolla kafe ose që kanë rënë, vendoseni në një vend me hije.

Kërkon ujitje të bollshme, pas së cilës rekomandohet që dheu të thahet plotësisht, para se ta ujitni përsëri me bollëk.

Toka në të cilën rritet spathiphyllumi duhet të jetë e lagësht, por jo e lagur.

Në mënyrë që ajo të lulëzojë bukur, spathiphyllumi duhet të plotësohet me pleh organik gjatë pranverës dhe verës, dhe është gjithashtu e dëshirueshme që të spërkatni gjethet, veçanërisht gjatë ditëve të verës.

Lulëzimi i spathiphyllumit

Spathiphyllumi zakonisht lulëzon në pranverën e hershme dhe në fund të vjeshtës, por nëse i kushtohet kujdes i duhur, gjithashtu mund të lulëzojë edhe gjatë verës.

Kur lulëzimi të mbarojë, është e nevojshme të pritet kërcelli i luleve me gërshërë në mënyrë që spathiphyllum të vazhdojë të rritet pa pengesa.

Duhet të kihet parasysh se kjo bimë zbukuruese është pak toksike dhe mund të irritojë duart. Prandaj, këshillohet ta mbani larg fëmijëve dhe të lani mirë duart pas kontaktit me të.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori