LAJMI I FUNDIT:

LUMTURIA

LUMTURIA

Poezi nga: Eugenio Montale
Përktheu: Maksim Rakipaj

E ndjeva dje, dimri një befasi
të këndshme më pat ruajtur.
Me zë të lartë mendimet e mia zbuloje.
– Po sikur jeta një e fshehtë koti të qe?
– Mos u ndje, i pashpirt mos u bëj
ndaj asaj ndjesie të vagëlluar shprese
dhe neve, veç ajo na mbetet. Tjetër gjë
lumturia. Mbase diku është,
por ne nuk e njohim.