Sasi e madhe e mbeturinave në pjesën e poshtme të shtratit të lumit Shkumbin. Banorët thonë se përveç që nuk pastrohen mbetjet me vite të tëra, autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për t’i kapur ata që hedhin mbeturina në lum dhe rrezikojnë lagjen nga përhapja e ndonjë sëmundjeje.
“Mbeturinat, unë gati tredhjet vjet jam jashtë po sa janë s’dihet. Sa mund hedhin mbeturina këtu, sëmundje shfaqet çdo ditë këtu po çka tu them. Komunës çka ti them, 270 000 euro kam paguar shtëpinë dhe nuk kam kanalizim në mes të Tetovës, çka ti them tjetër. Dhe ky shtet ja na kthen me këto “lule të bukura” këtu”
“Dyzet e pesë vite sa jetoj unë këtu paramendoje këtu janë. Asnjëherë nuk kanë pastruar as komuna as njerëzit askush aspak. Kemi më shumë fëmijë këtu se të rritur por tani ka më shumë mbeturina se sa fëmijë”
Por përse ndodh kjo dhe përse gjithë këta mbeturina vetëm në një vend? Organet komunale dhe sektori i punëve të brendshme shpjegojnë se kjo ndodh si pasojë e një pjese të lagjes së romëve, mbledhin mbetje gjatë ditës dhe në mbrëmje pas i selektojnë, ata mbetjet i hedhin këtu në shtratin e lumit Shkumbin. Nga komuna, vazhdojnë të premtojnë se së shpejti do të pastrohet lumi.
“Me pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit do të fillojmë në fund të marsit ose në fillim të prillit”, shprehen nga Komuna e Tetovës.
Nga Ndërmarrja Publike komunale, përgjegjëse për largimin e mbeturinave, kërkojnë ndihmën e inspektorëve dhe policëve.
“Ndodh zhdukja e kontejnerëve edhe atë jo vetëm në atë lagje por edhe nëpër shumë të tjera. Ne kemi informuar edhe inspektorët komunal edhe policinë me këtë problem që paraqitet mirëpo nuk kemi informatë kthyese për masat e marra që të mos përsëriten këta dukuri në qytetin tonë- deklaroi Xhelal Ceka. Drejtor i NPK Tetova.
Për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit Shkumbin, komuna në vit harxhon mbi 850 000 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert