Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, është bërë baba për herë të dytë.

Ishte bashkëshortja e tij Miranda, e cila e bëri të ditur këtë lajm, përmes një postimi në InstaStory, ku edhe konfirmoi se djali i tyre erdhi në jetë më 28 mars.


“Më datën 28 mars 2024, jemi bekuar me lindjen e djalit tonë. Sot gjej rastin dhe dua të falënderoj nga zemra gjithë personelin mjekësor”, shkroi bashkëshortja e reperit.

miranda

Lumi B dhe Miranda janë një çift tejet i këndshëm dhe dyshja po ashtu kanë një djalë tjetër së bashku.

Vetëm, sot u bë i ditur lajmi se dyshja janë bërë prindër për herë të dytë. /Telegrafi/

Snapinsta.app 412574396 900690911701298 4025730747110408948 n 1080 Foto: Lumi B me familjen e tij / Instagram