LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takoi prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Lumezi takoi prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me prokurorët nga Zyra e tij kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

Kryeprokurori Lumezi delegacionin nga Prokuroria e Përgjithshme e Turqisë e ka njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, për sfidat  me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.


Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Kryeprokurorin Lumezi për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori