LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Është caktuar prokurori i ri në rastin e veteranëve

Lumezi: Është caktuar prokurori i ri në rastin e veteranëve

 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë sot se është caktuar një prokuror tjetër në rastrin e veteranëve.

Ai në një konferencë për media tha se ish – prokurori Elez Blakaj i ka pasur emrat, por nuk janë përfshirë në aktin akuzues, pasi sipas tij, me këtë do të merrej masa e përkohshme.


“Një porkuror nga prokuroria speciale do të vazhdoj me plotësimin e asaj aktakuze, sipas sugjerimeve të kryeprekurorit të prokurorisë speciale. Sot është caktuar prokurori që do ta trashëgojë këtë lëndë. Është urdhëruar ekipi i zyrtarëve ligjor që t’i kryen veprimet që kërkohen nga kryeprokurori dhe prokurori i rastit”, ka theksuar Lumezi.

Ndryshe, ish – prokurori Blakaj ka dhënë dorëheqje duke thënë se ka qenë i kërcënuar për ta bërë punën e tij dhe nuk ka pasur përkrahje institucionale.

Ai ka folur edhe për kërkesën që të dorëhiqet nga pozita e tij, duke theksuar e ka shqyrtuar këtë çështje, dhe nëse institucionet relevante dhe konkretisht Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas tij, vendos që ai e ka shkelur ligjin dhe vlerëson se duhet të shkarkohem, është krejt në rregull.

Lumezi ka thënë se kurrsesi nuk do ta pranojë presionin e shoqërisë civile, individëve të caktuar apo të politikës që ndërhyjnë në punën e kryeprokurorit. /Telegrafi/

Elez Blakaj tregon pse ka dhënë dorëheqje, përmend edhe emra
Lexo po ashtu Elez Blakaj tregon pse ka dhënë dorëheqje, përmend edhe emra