LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Brenda sistemit të drejtësisë ka gjëra që duhet të përmirësohen

Lumezi: Brenda sistemit të drejtësisë ka gjëra që duhet të përmirësohen

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për pavarësinë institucionale, ka theksuar se nuk është rastësi ndarja e pushteteve dhe se kjo ndarje duhet të respektohet nga të gjithë.

“Nuk është rastësi as fakti se jemi mekanizëm i pavarur kushtetues. Ne bëjmë punën tonë. Pavarësisht nëse kjo i pëlqen dikujt tjetër apo jo. Mirëpo është jetike për një shtet demokratik dhe për një shoqëri demokratike që ndarja e pushteteve të mos figurojë vetëm si garanci kushtetuese në letër, por kjo të garantohet në praktikë dhe të respektohet plotësisht. Veprimtaria e organeve të pushtetit gjyqësor nuk mund të kontrollohet nga organet e një pushteti tjetër”, tha Lumezi.

Ai këto komente i bëri në tryezën e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë “EUKOJUST”, ku qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i Raportit për Ndarjen e pushteteve dhe Pavarësia e Gjyqësorit.


Lumezi gjatë fjalës së tij vuri theksin në ndarjen e pushteteve, respektimin e pavarësisë së pushtetit Gjyqësor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Kryeprokurori i Shtetit, ka deklaruar se edhe brenda sistemit të drejtësisë ka gjëra që duhet të përmirësohen, mirëpo adresimi i tyre duhet të bëhet vetëm nga institucionet e pavarura kushtetuese, përkatësisht nga pushteti gjyqësor dhe jo nga pushtetet tjera.

“Nuk pretendoj se ne nuk kemi gabime. Mirëpo gabimet që kemi, duhet të adresohen vetëm nga institucionet e pavarura kushtetuese, përkatësisht nga pushteti gjyqësor. Andaj Ekzekutivi dhe Legjislativi mund të përmirësojnë punën tonë, duke na ndihmuar me përkrahje në buxhet, miratim të ligjeve dhe respektim të pavarësisë që kemi, si dhe me anë të fuqizimit të mekanizmave brenda vetë sistemit për të adresuar problemet dhe lëshimet e hasura deri më tani”, ka thënë Lumezi.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e tjera, mirëpo vetëm në suaza të mosndërhyrjes në punët e njëri-tjetrit dhe duke respektuar pavarësisë institucionale dhe kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Sarajevë, Komshiq e falënderon për vendimin për vizat: Nuk e pyesim Dodikun me kë të takohemi

Kurti në Sarajevë, Komshiq e falënderon për vendimin për vizat: Nuk e pyesim Dodikun me kë të takohemi

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Lajme
Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Lajme
Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim

Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim

Lajme
Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës

Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës

Lajme
Kalo në kategori