LAJMI I FUNDIT:

Luma: Po rritet vetëdija për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve

Luma: Po rritet vetëdija për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve

Eksperti i bujqësisë dhe ish-kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Muzafer Luma, ka thënë se pyjet kanë rëndësi jetike për një shtet sipas tij, përveç rëndësisë sa i përket klimës ato kanë rëndësi të madhe edhe në aspektin e ujërave. Luma ka thënë se është rritur edhe vetëdija e qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve. Përveç këtyre vlerave të pyjeve, Muzafer Luma thotë se nëse menaxhohen mirë nga to mund të krijohen të hyra nëpërmjet turizmit.

Cila është rëndësia e pyjeve?


Luma: Pyjet për një komb kanë funksion multidisiplinare duke filluar nga aspekti klimatik ngase janë rregullatorë të klimës dhe ujit. Pastaj edhe në aspektin ekonomik pyjet jo rrallëherë kanë ndikuar në qetësinë sociale të një vendi, i cili ka ndodhur edhe me ne pas lufte. Ndërsa edhe në aspektin strategjik e dimë se në periudhën jo të largët pyjet kanë qenë kala për popullatën.

Në botë ndodhin ndryshime klimatike, a kanë ndikim pyjet në ketë drejtim?

Luma: Ndryshimit klimatike që po ndodhin kohëve të fundit në botë kryesisht po ndodhin nga efektet serrë që po ndikojnë ndotja e atmosferës përmes industrisë së rëndë dhe shpyllëzimet në masë të madhe.

Çfarë duhet të bëjmë për ta rritur vlerën e pyjeve, edhe në aspektin e turizmit?

Luma: Konsideroj se edhe popullata ka filluar të vetëdijesohet dhe të ruaje pyjet si nga zjarret ashtu edhe nga dëmtimet për faktin se pyjet tani po sjellin të ardhura përmes turizmit ngase popullata po kërkon natyrë të qetë dhe freski dhe këtë po e gjejnë në pyje. Peizazhi me drunj dhe natyrë të mirë po bëhet ambient i të hyrave përmes turizmit rural. Edhe ky fakt po ndikon. Me të madhe kanë filluar kohëve të fundit te ndërtohen vikend shtëpiza, resorte të ndryshme në pyje. Po konsideroj se shteti duhet të investojë në politika afatgjate në mbrojtjen e pyjeve duke filluar te zgjidhe alternativat tjera të ngrohjes, pra të mos jetë druri lëndë e parë ngrohëse, pastaj të kontrollojë në mënyrë strikte kapacitetet përpunuese të drurit në mënyrë që të mos përpunohet asnjë drurë i prerë ilegalisht.

Por si duhet ta rrisim vlerën e drurit?

Luma: Për t’ia rritur vlerën pyjeve duhet bërë certifikimi i tyre ngase me certifikim jo vetëm që rritet vlera e drurit por edhe e produkteve dytësore të pyjeve siç janë frutat e malit( boronicë, manaferrë, kërpudha, bimë mjekësore etj) që tregu evropian i kërkon në sasi të mëdha këto produkte. Pra, fjala është për certifikimin me standarde Forestry Stewardship Councill (FSC).

Ndryshe, Kosova ka 481 mijë hektarë me pyje, të cilat mbulojnë 44.7% të territorit , prej tyre 62% e sipërfaqeve pyjore i përkasin sektorit publik, ndërsa 38% atij privat, derisa volumi i përgjithshëm i masës drusore konsiderohet të jetë 46.331 milionë m³ dhe rritja vjetore në nivel vendi është 1.55 milion m³, ndërkaq rritja vjetore për hektarë është 3.3 ha m³. Edhe pse ju i keni shumica të njohura këto të dhëna, besoj që e dini se një e dhënë mjaft pozitive e dalë nga ky inventarizim është fakti se Kosova për një periudhë 10 vjeçare ka shtuar sipërfaqet pyjore për 20,200 ha ose rreth 5%. /Veriu.Info/Telegrafi/