LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Basha uron Abdixhikun: Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë

Lulzim Basha uron Abdixhikun: Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë
Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun që u zgjodh sot kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i bindur se me lidershipin e Abdixhikut, LDK-ja do ringrihet edhe më e fortë.


“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me  lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova”, shkruan Basha.

Ai po ashtu, u shpreh se po pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive, si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.

Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së
Lexo po ashtu Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së

Ndryshe, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.

Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë.

Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori