LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Basha me mesazh mirënjohës për kongresmenin Eliot Engel

Lulzim Basha me mesazh mirënjohës për kongresmenin Eliot Engel

Kreu demokrat Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë kongresin amerikan.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha e falënderon atë për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës.


“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë tre dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha në Twitter.

Më herët edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim falënderoi kongresmenin Eliot Engel për shërbimin ndaj vendit dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta SHBA-Shqipëri. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit’ shkruan Kim.

Një ditë më parë Engel postoi në Facebook fjalimin e tij të fundit si anëtar i Kongresit, ku një vend të veçantë zë Kosova.

“Ka disa fusha ku unë do të doja të mendoja se bëra një ndryshim. Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, Kosovën. Në vitin 1999, unë mbështeta fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Klintonit në Ballkan. Ne e dimë se ajo ndaloi një gjenocid. Që atëherë, unë kam qenë një mbrojtës për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha ndër të tjera Engel.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori