LAJMI I FUNDIT:

‘Lulja mos më prek’, ja përse është kaq e ndjeshme kjo bimë (Video)

‘Lulja mos më prek’, ja përse është kaq e ndjeshme kjo bimë (Video)

Të gjithë kemi dëgjuar për “Lulen mos më prek”, por pak e kanë idenë se çfarë lloj bime është ajo.

Në emrin shkencor kjo njihet mimosa pudica, ndërsa në latinisht pudica do të thotë  e turpshme.

Dimë gjithashtu se kur dora e njeriut prek gjethet e saj, lulja mbyllet, e kjo bëhet për të mbrojtur veten nga dëmtimet dhe pas disa minutash ajo rihapet.


Ajo mund të gjendet në Amerikën e Jugut dhe Qendrore, në Azi dhe në vende të tilla si Tajlanda, Indonezia, Malajzia , Filipinet, dhe Xhamajka.

Ajo rritet kryesisht në zonat e qeta me hije, nën pemë ose shkurre.

Më poshtë e keni një video ku mund të shihni se si reagon kjo lule.