Mënyra e jetesës moderne shpesh na largon nga natyra
Edhe pse ndoshta mund të jeni dashamirës të mënyrës urbane të jetesës dhe të gjitha të mirat e natyrës i merrni nga suplemente të ndryshme, pije dhe përbërës të tjerë, ekziston një segment të cilin me asgjë nuk mund ta zëvendësoni, e ai segment janë lulet.
Lulet janë një zbukurim i mrekullueshëm i shtëpive tona, por kujdesi për to dhe qëndrimi në hapësirat me lule ka efekte relaksuese.
Secila lule kërkon kushte dhe kujdes të caktuar. Lulja e shëndoshë është një zbukurim i vërtetë, andaj ju rekomandojmë të ndani pak kohë për to, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht, shumë lloje lulesh nuk kërkojnë shpesh të ujiten as t’u mirëmbahen fletët. Ndër këto lule më e popullarizuara është lulja spatifilum, të cilën shpesh e hasim në shtëpitë tona dhe në lokalet tona të punës.
Shumica e luleve nuk kërkojnë më shumë se një deri në dy herë në javë të ujiten. Ka edhe lule të tilla të cilave vetëm u hidhet uji me spërkatje nëpër fletë, në mënyrë që të shtohet lagështia e ajrit nuk duhet të harrojmë se ajri në banesa tona shpesh është shumë i thatë, gjë të luleve fare nuk u përshtatet.
Faktor tjetër i rëndësishëm është edhe ndriçimi. Në rast se lulet nuk kanë dritë të mjaftueshme natyrale, nuk rriten, më së shpeshti nuk çelin, ndërsa fletët zverdhen. Kjo do të thotë se lulja e vendosur dy metra nën dritare do të marrë katër herë më pak dritë nga ato të vendosura në nivel me dritaren.
Pos kaktusit, vetëm edhe disa lule kanë nevojë për më shumë dritë të diellit. Ndër to gjithsesi bëjnë pjesë lulet asparagus dhe dragoi.
Për shumicën e llojeve megjithatë preferohet dritë difuzive. Sesa larg dritareve duhet të vendosen, varet nga lloji i luleve. Lulet me fletë me lara siç janë krotoni, kriptantusi dhe nidulariumi kërkojnë shumë dritë në mënyrë që të mbajnë ngjyrën e bukur të kuqe.
Këto lule vendosni afër dritareve, si edhe lulet me fletë që i ngjajnë lëkurës dhe kanë ngjyrë të errët (jasemini dhe disa lloje të fikusit).
Lule ngjyrë të verdhë dhe me lara ngjyrë kremi nuk e përballojnë ndriçimin e madh dhe lulet e tilla duhet t’i vendosni në gjysmëhije. Lulet e hijes, fletët e të cilave janë të ndjeshme në dritën e diellit, vendosni në dritaret e anës veriore të shtëpisë apo më nga mesi i dhomës.
Më të njohurat nga to janë vjollca afrikane, fieri, aguliçja dhe aspidistra.
Në qoftë se dhomat tuaja nuk kanë dritë të mjaftueshme natyrale, luleve tuaja mund t’u ndihmoni me llamba të posaçme të cilat emetojnë valët e dritës të cilat nevojiten për procesin e fotosintezës.
Lulet kanë nevojë t’u pastrohen rregullisht fletët nga pluhuri dhe nga grimcat e tjera të imta të cilat shtresohen dhe ua pengojnë frymëmarrjen. Mënyra më e lehtë është t’u bëni dush luleve me vrushkull të lehtë uji të vakët. Kini kujdes, disa lule nuk e përballojnë këtë mënyrë pastrimi, si p.sh. vjollcat afrikane.
Me vrushkuj uji apo me sfungjer të lagësht i kultivoni lulet njëherë në javë. Po qe se ne kënaqemi pranë luleve, ato lule pikërisht e arrin funksionin e shumëzimit, e jo të dekorimit të banesës. Andaj, lulja e çelur në vete krijon farën, ndërkaq për të nevojitet energji plotësuese.
Gjithsesi, hiqjani lulet kur të fillojnë të vyshken afër vendit të rritjes. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta kurseni lulen nga lodhja e tepërt, por edhe do të nxisni rritjen e luleve të reja. Kur i largoni lulet, hiqni edhe fletët e vyshkura.
Krahas ujitjes dhe ushqimit, është e nevojshme që njëherë në vit luleve t’u ndërrohet dheu. Me atë rast mund të shkurtoni rrënjët tepër të gjata, ndërkaq duhet t’ua ndërroni edhe saksinë me një më të madhe. Me prerjen e rrënjëve të gjata nxisim krijimin e rrënjëve të reja, të cilat më mirë do ta ushqejnë lulen.
Mbjellja është më mirë të bëhet në fillim të ciklit të ri të vegjetacionit – në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Lulet do të përgatiten për pushim, ndërkaq dheu i freskët do t’i nxisë për rritje të re dhe për zhvillim të fletëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë fshihnin vërtet haremet? Tetë rregulla mizore për robëreshat

Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve: Përgjigjet do t’ju befasojnë

Makina e enëve ka një përdorim të mrekullueshëm që shumë nuk e dinë

Një ‘jo’ që i kushtoi jetën: Pse vdiq vërtet Steve Jobs dhe si mund të shpëtonte

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë