LAJMI I FUNDIT:

Lukaku konfirmon se është i gatshëm ndaj Arsenalit – thotë se Topçinjtë nuk mund të krahasohen me Chelsean

Lukaku konfirmon se është i gatshëm ndaj Arsenalit – thotë se Topçinjtë nuk mund të krahasohen me Chelsean

Romelu Lukaku ka konfirmuar se është i gatshëm të debutojë në takimin ndaj Arsenalit që luhet të dielën e kësaj jave nga ora 17:30.

Sulmuesi belg e kompletoi rikthimin te The Blues para pak ditësh nga Interi në shumën rëkore për klubin, në 115 milionë euro.

Përmes një konference për media, Lukaku ka thënë se ai është i gatshëm të luajë, është vaksinuar dy herë, derisa ka folur edhe për gjendjen e Arsenalit dhe nivelin e tyre.


Transformimi trupor i Lukakut e konfirmon se ai është gati për t’u rikthyer në Ligën Premier
Lexo po ashtu Transformimi trupor i Lukakut e konfirmon se ai është gati për t’u rikthyer në Ligën Premier

“Ëndrra është bërë realitet dhe tani duhet të tregoj vetën në fushë. Është koha t’i rikthehem punës, paraqitjet do të flasin”, ka thënë belgu.

“Tashmë jam i gatshëm të luajë ndaj Arsenalit. Po ashtu, unë jam vaksinuar dy herë dhe mezi pres të dalë në fushë”.

“Kualitetet? Arsenali është një skuadër në ndërtim, mendoj. Është e vështirë t’i krahasojë Chelsean me ta”.

Nëntë lojtarë që Chelsea i shiti për të transferuar Lukakun
Lexo po ashtu Nëntë lojtarë që Chelsea i shiti për të transferuar Lukakun

“Adaptimi me stilin e lojës së Chelseat? Është e gjitha në bazë të komunikimit në fushë. Këtë stil të lojës e luaj te Belgjika dhe nuk e kam problem”.

“Numri në fanellë? A mund ta them? Po, do e kem numrin 9 (e mori fillimit 18, por largimi i Tammy Abraham ia ka mundësuar një gjë të tillë). Jam i lumtur dhe me fat të jem në këtë situatë”, ka shtuar më tej Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori