LAJMI I FUNDIT:

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes quhet kështu për një arsye

Kjo luginë e shkretëtirës në Kaliforninë Lindore është një nga mjediset më të ashpra për jetën në Tokë, dhe së fundmi në të është duke u formuar një liqen i ri i çuditshëm që vazhdon të mbushet.


Lugina e Vdekjes është pjesa e SHBA-së me më së paku reshje, por kushtet ekstreme të motit në vitin 2023 bënë që aty të shfaqet një liqen, i cili po thellohet nga dita në ditë.

Parku Kombëtar i Kalifornisë pësoi reshje të mëdha shiu gjatë uraganit Hilary dhe në fillim u duk se liqeni që ishte formuar po tërhiqej. Liqeni filloi të zvogëlohet pasi arriti një sipërfaqe prej 72 km katrorë, raporton Indy100, përcjell Telegrafi.

shutterstock

Çfarë fshihet pas këtij fenomeni të pazakontë?

Liqeni u krijua kryesisht nga avujt e ujit të kondensuar, i njohur si një lumë atmosferik, i cili kthehet në shi të dendur pasi bie në kontakt me tokën.

Pra, pavarësisht se pellgu i ujit të shtratit të Luginës ka qenë më parë shtëpia e një zone të madhe kripe, nivelet e ujit vazhdojnë të rriten si kurrë më parë.

Abby Vines, e cila punon si roje në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes, tha: “Shumica prej nesh menduan se liqeni do të zhdukej deri në tetor. Ne ishim të shokuar që e pamë atë këtu pas gati gjashtë muajsh”.

Studimet shkencore mbi liqene të tillë nuk kryhen gjithmonë kaq shpejt. Për shembull, liqeni më i madh ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës ka ekzistuar rreth 11 milionë vjet më parë, por kjo njohuri u bë e njohur gjerësisht vetëm në vitin 2023.

/Telegrafi/