LAJMI I FUNDIT:

Lugina e Preshevës kërkon nga Kosova ta heq taksën 100 për qind për bizneset shqiptare

Lugina e Preshevës kërkon nga Kosova ta heq taksën 100 për qind për bizneset shqiptare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me këtë ka reaguar Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, nga radhët e Alternatives për Ndryshim, Almin  Shaqiri.


Shaqiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo taksë mos të vendoset për Luginën e Preshevës.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim për taks 100 % të produkteve serbe. Përmes kësaj takse çdo produkt që hyn nga Serbia për në Kosovë do të paguajë taks 100% duke përfshirë gjithë territorin e Serbisë e edhe atë të Luginës se Preshevës”

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që ta këtë parasysh rastin Sui Generis të bizneseve të Luginës së Preshevës, që kanë lidhje biznesore me Kosovën, dhe ta ulë ose heqë taksën për bizneset e Luginës”, ka thënë Shaqiri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më herë kishte vendosur taksë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila kishte pasur efekte në rritjen e të hyrave për buxhetin e shtetit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori