Shqetësimi për shqiptaret në veri të Kosovës është rikthyer përseri. Ardhja e serbëve jashtë Kosovës në lagjen “Lugina e Diellit”, po shihet e rrezikshme.
Zyrafete Kadriu, banore në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore, të vetmen herë kur u largua nga shtëpia e saj, ishte në kohën e luftës.
Por, pas përfundimit të luftës, largimin nga shtëpia e saj nuk e mendoi asnjëherë.
Ndonëse vështirësitë e vuajtjet në këtë lagje jo shumë të qetë, i ka të freskëta, motivi i saj për mos t’u larguar nga prona e saj është e madhe.
“Këtu jetojmë që 32 vjet, nuk e kemi liruar vendin këtu përveç luftës por sërish jemi kthyer. Janë interesuar përmes tjerave, kanë kërkuar që të blejnë por ne s’kemi qenë të mendimit që ta shesim këtë pjesë. Gëzimi ka qenë kur është blerë ky vend dhe këtu është ndërtuar”, ka thënë Zyrafete Kadriu.
Gjurmët që i la lufta duket se kanë lënë shenjë edhe në këtë kohë të lirisë.
Gjendja jo e qetë në këtë lagje e cila dominohet nga komuniteti serb, ka bërë që shqiptarët t’i braktisin shtëpitë e tyre.
“Janë shtëpitë që s’janë kthyer edhe pse iu kanë ndërtuar shtëpitë. Përpara qeveritë tjera kanë ardhur por nuk na kanë ndihmuar asgjë. Para lufte s’ka pasur të komunitetit tjetër përveç shqiptarëve. Gjendja ishte shumë e vështirë dhe pas lufte i kanë shitur shtëpitë”, shtoi Kadriu.
Qetësia në veri është shoqëruese e rutinës së përditshme.
Shtëpitë e braktisura e rrugët jo të ngarkuara, janë pamjet e lagjeve Suhodoll e Kroi i Vitakut.
Ardhja e banorëve serbë nga Serbia në lagjen e njohur si Lugina e Diellit, ka kthyer makthin për banorët shqiptarë.
“E kemi parë së banorët janë të shqetësuar sidomos ata të Suhodollit dhe Vidimiriqit me ardhjen e serbëve në lagjen Lugina e Diellit pasi munden të jenë persona të inkriminuar dhe kanë shqetësime të mëdha në këtë aspekt”, ka thënë Liridon Kurti nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal-Mitrovicë.
Ndonëse komunë e Kosovës, Mitrovica e Veriut është lënë pas dore nga qeveritë e një pas njëshme.
“Fatkeqësisht kemi pasur një shpresë më të madhe se ka ndryshuar gjendja pasi kryeministri Kurti ka qenë në vizitë por fatkeqësisht s’po shohim intensitet për punime në këtë pjesë”, shtoi ai.
RTV Dukagjini është interesuar që të pyes Qeverinë e Kosovës, për të ditur se a janë interesuar për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë pjesë, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar që të përgjigjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE