LAJMI I FUNDIT:

Luftojeni depresionin me vetëm një orë ushtrime fizike në javë

Luftojeni depresionin me vetëm një orë ushtrime fizike në javë

Përqindja e depresionit po rritet anë e mbanë botës, por hulumtimet e fundit nga shkencëtarët sugjerojnë se qoftë edhe një orë e vetme e shpenzuar në palestër brenda jave, mund të shërbejë si mbrojtës i fortë kundër sëmundjeve të shëndetit mendor, pavarësisht çfarë moshe keni apo cilës gjini i përkitni.

Një analizë me të dhëna të marra nga më shumë se 30.000 të rritur norvegjezë përgjatë 13 viteve, ka treguar se 12 për qind e rasteve të depresionit mund të parandalohen me një dozë modeste të aktivitetit fizik, transmeton Telegrafi.

“Kjo është hera e parë që kemi qenë të aftë ta caktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik sa i përket reduktimit të niveleve të ardhshme të depresionit”, ka thënë autorit i këtij studimi, Samuel Harvey.

Një tjetër e mirë e këtij studimi është se kanë zbuluar që ushtrimet fizike të çfarëdo intensiteti ju furnizojnë me atë masë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve mendore – prandaj nuk keni nevojë ta lodhni veten me orë të tëra për të përfituar.

“Shumica e përfitimeve të shëndetit mendor nga ushtrimet fizike realizohen brenda orës së parë”, ka thënë Harvey.

Vetëm në Australi besohet se 1 milionë banorë janë të diagnostikuar me depresion, prandaj është e rëndësishme që ta luftojmë këtë sëmundje me çdo mjet të mundshëm – e një nga armët më të forta kundër sëmundjeve të shëndetit mendor janë ushtrimet fizike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori