LAJMI I FUNDIT:

Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore proces i rëndë, BE ofron përkrahje për Kosovën (Video)

Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore proces i rëndë, BE ofron përkrahje për Kosovën (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të mërkurën se trafikimi me qenie njerëzore duhet të luftohet me të gjitha mjetet dhe bartësit e këtij krimi duhet të ndëshkohen.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Kryeministri tha se Kosova duhet të sofistikojë mjetet e saj për të parandaluar dhe luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

Ai tha se Haradinaj tha se duhet identifikuar dhe ndëshkuar bartësit e këtij krimi.

“Trafikuesit e qenieve njerëzore duhet identifikuar dhe ndëshkuar. Parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Duhet t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi. Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohen në përputhje me kapacitetin që janë bartës të këtij krimi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova u shpreh se Bashkimi Evropian ka financuar një projekt një milionësh ku ofron trajnime për policët prokurorët, gjyqtarët për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tha se trafikimi me qenie njerëzore është një industri miliardësh që prek shoqëritë në mbarë botën.

“BE ka qasje të madhe në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave. BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz, duke ndarë me Kosovën përvojën dhe ekspertizat e BE…”, ka thënë ajo.

Ajo tha po ashtu se ç’rrënjosja e trafikimit është proces i rëndë i cili duhet të kaloj nëpër disa faza.

“Do të bëjmë një thirrje që të përfshijmë edhe shoqërinë civile. Çrrënjosja e trafikimit është proces i rëndë ku duhet të kalojë nëpër disa faza si barazia gjinore, luftimi i varfërisë, e veprime tjera”, u shpreh Apostolova në konferencën e mbajtur me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Ministri  i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender RecicaI, ka shprehur gatishmërinë për luftimin e krimit ndaj qenieve njerëzore.

A i tha se MPMS, ofron mundësi dhe qasje të barabartë në shërbimet sociale.

“MPMS , është kupola e përgjigjeve për ofrimin e shërbimeve dhe obligimeve që kemi ndaj qytetarëve. Kemi themeluar qendra për punë sociale në Kosovë, të cilat nga viti 2009 janë qendra të decentralizuar për shërbime të qytetarëve. Sa i përket formave të trafikimit, ministrisë tonë i dalin detyra të shumta. Në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore MPMS, ka dhënë kontributin e saj në hartimin e dokumente nacionale dhe trans-nacionale. Zhvillojmë partneritet edhe me organizatat joqeveritare”, ka thënë ai.

Edhe ministri Kulturës për Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, ka thënë se Republika e Kosovës përkundër luftës së trafikimit të qenieve njerëzore vazhdon të përballet ende me këtë sfidë.

Ai tha se MKRS,  ka mbështetur tri projekte të OJQ-ve që t’ju ofrojë të rinjve aktivitet rinore.

“MKRS, në objektiv strategjik i ka të rinjtë që të identifikohen për rrezikun që iu kanoset në vazhdimësi. MKRS ka mbështetur tri projekte të OJQ-ve për të rinj që t’ju ofrojë aktivitete rinore”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori