Pesë pjesëtar të Policisë së Kosovës gjatë së shtunës u lënduan gjatë një aksioni që po ndërmerrnin kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit, përkatësisht në Leposaviq.
Policia dje përmes një njoftimi bëri të ditur se vetura e policisë është goditur dy herë nga një kamion në të cilin dyshohej se kishte mallra të kontrabanduara.
Zyrtarët policorë janë detyruar që të përdorin edhe armën zyrtare pasi që shoferi i kamionit po rrezikonte edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke përdorur edhe armën zyrtare”, thuhej në njoftimin e policisë.
E pas këtij rasti ka reaguar kryeministri Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurti ka pritur në takim në orët e pasdites policët e lënduar. Kryeministri ka thënë se Qeveria është e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar, derisa ka drejtuar ankesa për institucionet e drejtësisë, në këtë rast Prokurorisë e cila liroi njërin nga të dyshuarit në këtë rast.
“Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve”, ka thënë Kurti.
Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla tha se pjesëtarët e policisë e kanë kryer më së miri operacionin kundër kontrabandës.
Ai ka shtuar se zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen, por Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht, shkruan Telegrafi.
“Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, ka shkruar Sveçla.
Lidhur me lëndimin e pesë zyrtarëve policorë, ka reaguar edhe sindikata e Policisë së Kosovës.
Ata përmes një reagimi dërguar mediave, kanë dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë, derisa kanë kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit ndaj kryerësve të veprave penale.
“Duke mos zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet më tej.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, si dhe “Kontrabandimi i mallrave”.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.D., me datë 16 korrik 2022 në fshatin Llazhin të komunës së Leposaviqit, me vullnet dhe vetëdije ka ndërmarrë veprime me të cilat ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë të njësisë NJKNSH të Drejtorisë së Policisë Kufitare.
Kujtojmë se ky nuk është sulmi i vetëm që ndodhi ndaj pjesëtarëve të policisë në veri të vendit.
Jo më larg se para tre muajve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri u përballën me sulme të njëpasnjëshme. Nga 13-26 prill ata u sulmuan për gjashtë herë radhazi.
Persona të panjohur qëlluan kundër automjeteve të policisë me armë automatike, AK 47 e granata dore. Po ashtu, u vendosën iriqë metalik në rrugë dhe mjete tjera të forta. Lëndime në njerëz nuk ka pasur, vetëm dëmeve materiale.
Lidhur me këto sulme autoritetet në Kosovë thanë se janë duke zhvilluar hetime intensive, por ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar apo të dyshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker