Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, ka njoftuar se dje më datë 16.07.2022 në orët e mbrëmjes, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.
Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejt të Policisë Kufitare në asistencë të njësisë së Inteligjencës, në tentim për ta ndaluar kamionin i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për tu ndaluar.
“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se zyrtarët policorë me qëllim të ruajtjes së jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, ruajtjes së pronës si dhe zbatimit të ligjshmërisë kanë vazhduar me përcjelljen e kamionit, duke sinjalizuar gjatë gjithë kohës me alarm dhe rotacion si dhe me drita të gjata të automjetit që të ndalohet, mirëpo i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e dhëna dhe ka vazhduar në drejtim të magjistrales Mitrovicë –Jarinje, duke zhvilluar gjatë gjithë kohës shpejtësi shumë të madhe dhe duke rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare”, thuhet në njoftim.
Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990).
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare, njësia e anti terrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’.
Personi i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.
“Nga veprimet jo ligjore dhe me rrezikshmëri të lartë të dyshuarit, janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduara riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë