LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa planifikon testin e detyruar përpara fluturimeve me distancë të gjatë

Lufthansa planifikon testin e detyruar përpara fluturimeve me distancë të gjatë

Sipas gjithë gjasave, udhëtarët e Lufthansa do të duhet të paraqesin në të ardhmen një test negativ apo dëshmi vaksinimi për COVID-19 për fluturimet e distancave të gjata. Industria ajrore është goditur rëndë nga pandemia.

Për fluturimet e distancave të gjata me linjën ajrore kombëtare të Gjermanisë mund të kërkohet në të ardhmen një test negativ për COVID-19 ose vërtetimi se pasagjeri është vaksinuar.


“Personalisht mendoj se në të ardhmen çdo pasagjer që do të fluturojë për në disa destinacione të caktuara ndërkontinentale ose ka bërë testin ose vaksinën”, tha drejtori ekzekutiv i Lufthansa, Carsten Spohr për gazetën “Welt am Sonntag”.

Industria ajrore e goditur rëndë nga pandemia

Në të gjithë botën industria e linjave ajrore ka vuajtur fuqimisht nga një rënie e madhe e numrit të udhëtime ajrore gjatë pandemisë COVID-19 dhe Lufthansa nuk bën përjashtim.

Në përpjekje për t’i bërë udhëtimet ajrore më të sigurta dhe të realizueshme mes sfidave të shkaktuara nga shpërthimet e vazhdueshme të infeksioneve dhe prej kufizimeve të udhëtimit, Spohr dha disa shpjegime për masat që do të merren në të ardhmen për fluturimet.

Këto masa do të merren jo menjëherë por me faza.

Në fazën e parë, Lufthansa do të rrisë numrin e fluturimeve për destinacione ku do të kërkohet testi i shpejtë për COVID-19, tha Spohr.

“Në fazën e dytë, ka të ngjarë të ofrohet mundësia e zgjedhjes mes certifikatës së vaksinimit ose një testi të shpejtë për COVID-19,” tha ai.

Spor shtoi se certifikata apo dëshmia e vaksinimit nuk do të kërkohet pasi të jetë arritur një nivel i nevojshëm imuniteti.

Jo vaksinim i detyrueshëm

Lufthansa nuk planifikon ta vendosë vaksinimin si rregull të detyrueshëm për të fluturuar, sikurse po planifikon për shembull shoqëria kombëtare australiane Qantas.

“Si kompani ajrore ne as nuk mund dhe as nuk duam ta bëjmë një rregull të tillë të detyrueshëm”, tha Spohr.

Lufthansa pati nevojë për një paketë shpëtimi prej miliarda eurosh për të shmangur kolapsin në fillim të këtij viti.

Spohr pranoi se në vitin 2020 Lufthansa kishte shënuar një rënie të shitjeve me dy të tretat, por tha se aftësia e kompanisë për të ulur shpejt kostot i mundësoi të ketë në dispozicion 10 miliardë euro likuiditet.

Me gjithë shpresat që një fushatë ndërkombëtare e vaksinimit e filluar së fundmi do të ndihmojë për të vënë nën kontroll pandeminë, Spohr nuk është optimist se numri i udhëtimeve ajrore do të rikthehet vitet e ardhshme në nivelet e para COVID-19.

“Për të qenë realistë ne supozojmë se në mes të dekadës do të kemi deri në 10% më pak pasagjerë se sa në kohën para coronavirusit”, tha ai. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori