LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa anulon qindra fluturime evropiane për shkak të mungesës së stafit

Lufthansa anulon qindra fluturime evropiane për shkak të mungesës së stafit

Kompania ajrore gjermane, Lufthansa njoftoi sot se po anulon qindra fluturime gjatë verës për shkak të mungesës së stafit ndërsa industria po përpiqet të rikuperohet nga pandemia.

Kompania tha në një deklaratë se kishte një rritje të kërkesës për shërbimet e udhëtimit ajror pasi u hoqën masat në lidhje me pandeminë e coronavirusit, raporton bloomberg.

Sipas Lufthansas, infrastruktura nuk është rikuperuar plotësisht, gjë që ka sjellë si pasojë mungesën e stafit në Evropë, gjë që prek aeroportet, kontrollin e trafikut ajror dhe linjat ajrore.

Si rezultat, Lufthansa anuloi 900 fluturime gjermane dhe evropiane për muajin korrik të vitit 2022 në aeroportet e Frankfurtit dhe Munichut të premteve, të shtunave dhe të dielave, e cila përbën rreth pesë për qind të kapacitetit të përgjithshëm të kompanisë.

Eurowings gjithashtu do të ulë numrin e fluturimeve në muajin korrik të këtij viti.

Lufthansa u kërkon klientëve të saj që të planifikojnë kohën pasi ka mundësi që do të qëndrojnë gjatë në korridoret e aeroporteve për shkak të vonesave, të përdorin sa më shumë shërbimet dixhitale dhe të reduktojnë bagazhet e dorës. /Telegrafi/