LAJMI I FUNDIT:

Luftëtari i UÇK-së tregon se i dorëzuan certifikatë të invalidit të luftës, pa qenë fare i tillë

Luftëtari i UÇK-së tregon se i dorëzuan certifikatë të invalidit të luftës, pa qenë fare i tillë

Në vitin 2015, Platon Bucolli nga Drenasi pranoi një certifikatë, si invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithëse ai nuk i takon kësaj kategorie e madje as nuk ishte interesuar për pajisje me këtë certifikatë.

Ai thotë se nuk i përket kësaj kategorie dhe se nuk ka asnjë interes për këtë çështje.

Siç thotë ish-luftëtari i UÇK-së Bucolli, ai deri më tani nuk ka pranuar asnjë pagesë, megjithëse e posedon certifikatën.

“Certifikata e invalidit më ka ardh hiç pa qenë invalid. Nuk kam desht të hy në atë punë që të thonë njerëzit që e ka marrë invalidin pa qenë hiç”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se e di arsyen, për të cilën ia dorëzuan certifikatën.

“Kam qenë luftëtar i dalluar dhe ma merr mendja që për këtë e kanë pru, mem sistemu në këtë kategorinë, por unë nuk kam qenë i interesuar për këtë”, u shpreh Bucolli.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj po ashtu tha se Bucolli nuk gjendet në regjistrat e Shoqatës.

“Platon Bucolli nuk ekziston në regjistrat e Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dhe nuk kemi kurrfarë informacioni dhe asnjë regjistër që ata të cilët nuk kanë shkallë invaliditeti, nuk kemi asnjë informacion sepse nuk janë të regjistruar në Shoqatë”, tha Shurdhaj për RTV Dukagjinin.

Përgjigje në lidhje me këtë është kërkuar edhe Qeveria e Kosovës, në kuadër të të cilit ka funksionuar Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit dhe Invalidit të Luftës së UÇK-së, por ata nuk kanë dhënë përgjigje. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori