Aktori i Hollivudit, Ben Stiller, ka kritikuar një video të publikuar nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social X.

Videoja e publikuar përmbante klipe nga filma dhe shfaqje televizive, me mbishkrimin "Drejtësia në mënyrën amerikane".


Klipet e përdorura përfshinin Braveheart, Top Gun, Breaking Bad, Superman, Transformers dhe Tropic Thunder, i cili është drejtuar dhe interpretuar nga vetë Stiller.


një postim në X, Stiller i kërkoi Shtëpisë së Bardhë që të fshinin videon e Tropic Thunder.

"Ne nuk ju kemi dhënë kurrfarë leje dhe nuk kemi asnjë interes të jemi pjesë e makinës tuaj propagandistike. Lufta nuk është film", shkroi ai.