LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Gazë po cilësohet si një nga më shkatërrueset në histori

Lufta në Gazë po cilësohet si një nga më shkatërrueset në histori

Sipas ekspertëve, fushata ushtarake e Izraelit në Gazë është një nga më shkatërrueset në historinë e luftërave.

Ofensiva e Izraelit ka shkatërruar mbi dy të tretat e të gjitha strukturave në veri të Gazës, dhe një të katërtën e ndërtesave në zonën jugore të Khan Younis.

Këto deklarata vijnë sipas një analize të të dhënave satelitore Copernicus Sentinel-1, nga Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek, ekspertë të vlerësimit të dëmeve gjatë luftës.


“Gaza është një nga fushatat më intensive të ndëshkimit të popullatës civile”, tha Robert Pape, historian dhe ushtarak amerikan, raporton skynews.

Ofensiva ushtarake e Izraelit thuhet se ka shkaktuar më shumë shkatërrime sesa rrënimi i Aleppos midis vitit 2012 dhe 1016, se Mariupol i Ukrainës vitin e kaluar, dhe se bombardimet e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Midis 1942 dhe 1945, aleatët sulmuan 51 qytete dhe qyteza të mëdha gjermane, duke shkatërruar rreth 40-50 për qind të zonave të tyre urbane, tha Pape.

Ai tha se kjo përbënte 10 për qind të ndërtesave në të gjithë Gjermaninë, krahasuar me më shumë se 33 për qind të ndërtesave të rrafshuara në të gjithë Gazën – që është një territor shumë më i dendur i populluar që ka vetëm 360 kilometra katrorë.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës deri më tash më shumë se 33 për qind e ndërtesave në Gazë janë rrafshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori