LAJMI I FUNDIT:

Lufta ndaj pastrimit të parave duhet të jetë e koordinuar

Lufta ndaj pastrimit të parave duhet të jetë e koordinuar

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së (SAEK II), i mbështetur nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës (NjIF-K) kanë publikuar analizën e parë të pastrimit të parave që përfshin personat e ekspozuar politikisht (PEP).

Mato Meyer zyrtar në UNDP i projekti Support to Anicorruption Efforts in Kosovo (SAEK), tha se për korrupsionin në Kosovë flitet shumë, qytetarët thonë më shumë, kurse politikanët më pak.

“Shpesh njerëzit thonë se kur hapet një lokal, aty ka pastrim parash”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij, bankat janë një ndër akterët që janë shumë të rëndësishme në kontrollin, pasi që ka të bëjnë me transaksionet, po ashtu edhe policia, prokuria, e gjykata.

“Edhe Banka Qendrore luan rol. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me marrjen e huave, një trend që do t vije do të jetë me kompanitë me offshare. Bankat janë duke punuar në identifikimin e pastrimin të parave, por në Kosovë përdoret shumë para cash”, theksoi ai. Meyer tha se duhet te ketë edhe konfiskim të aseteve.

Ndryshe në raport, shpjegohen tetë tipologjitë (ose rastet) e dyshuara që janë identifikuar për pastrim të parave që përfshijnë personat e ekspozuar politikisht.

Këto raste ilustrojnë skemat e pastrimit të parave me të cilat ballafaqohen subjektet raportuese dhe hetuesit.

Pritet që raporti të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm referimi për subjektet raportuese të sektorit privat për të dalluar se cilët klientë janë me rrezik të lartë dhe cilat aktivitete të dyshimta duhet të raportojnë; për policinë dhe prokurorët në ndërtimin e rasteve përmes zbulimit të provave që u ndihmon për të filluar procedurat e konfiskimit; dhe së fundmi për gjyqtarët për të kuptuar se si është kryer ky lloj krimi (i kollares së bardhë) dhe për të vendos dënimet e duhura për këto lloje të veprave të rënda.

Raporti Tipologjitë e Pastrimit të Parave të Personave të Ekspozuar Politikisht në Kosovë është iniciativë e projektit të UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë, i cili financohet nga SDC dhe DANIDA. /Telegrafi/