LAJMI I FUNDIT:

Lufta hibride serbo-ruse dhe shtimi i prezencës së KFOR-it në veri – gjithçka nga “mbështetja” për serbët në Kosovë nga persona të maskuar në Jarinjë

Lufta hibride serbo-ruse dhe shtimi i prezencës së KFOR-it në veri – gjithçka nga “mbështetja” për serbët në Kosovë nga persona të maskuar në Jarinjë

Grupet djathtiste serbe protestuan pasditen e së dielës në anën serbe të vendkalimit kufitar, Jarinjë, që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Protestua e tyre u mbajt për të shprehur, siç thanë, mbështetje për popullin serb në Kosovë. Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor e për të hyrë në territorin e Kosovës.

Në këtë protestë u panë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohej ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “nën presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit.

Duke përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”, thanë organizatorët.
Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë prezentë në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.

Protesta përfundoj pasi policia serbe u tha se do ta lironin edhe një person të cilin e arrestuan në momentin kur ndodhi edhe përleshja mes tyre dhe protestuesve.

Reagimi i KFOR-it pas përfundimit të protestës

Pas ngjarjeve që ndodhën të dielën pasdite në Jarinjë, KFOR-i ka shtuar prezencën e trupave të saj në veri.

Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se shtimi i trupave të saj vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve

“Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhej në njoftimin e tyre.

Çfarë thanë inistitucionet e Kosovës pas protestës në Jarinjë?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi pas ngjarjeve të së dielës, të ndodhura në anën serbe të kufirit në afërsi të Jarinjës.

Sveçla e quajti protestën e djathtisteve serb si “një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës”. Ministri tha se ditëve të fundit në Kosovë janë futur elemente që kanë lidhje me grupin famëkeq rus “Wagner”.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar. Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e jo shtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”, tha Sveçla.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete për t’u përballur me këto struktura kriminale.

Një reagim për protestën në Jarinjë erdhi edhe nga Presidenca e Kosovës.

Shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se protestuesit kaluan nga “pa dorëzim” në “të tërhiqemi”, sipas tij kjo tregon sa e organizuar ishte protesta e regjimit të Serbisë.

Sipas tij, integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela.

Reagim pati edhe nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe nga opozita.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Sipas saj, Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi lidhur me situatën e tensionuar në veri, ka kërkuar nga qeveria që mos të fshihet pas KFOR-it, por të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës.

Në të kundërtën sipas Krasniqit, qeveria duhet të deklarohet e paaftë për të qeverisur me vendin. Krasniqi duke u shprehur i shqetësuar për rrethanat e krijuara në veri, ka thënë se PDK ka kërkesë të qartë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“PDK ka qenë e qartë në kërkesën dhe ftesën e saj ndaj bashkërisë ndërkombëtare, që t’i denoncojë veprimet anti shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtarë në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Kjo do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai.

Barrikadat në veri janë ngritur më 10 dhjetor, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori