LAJMI I FUNDIT:

Lufta e mundshme SHBA-Kore e Veriut: Kimi e di se çfarë po bën, por a e di Trumpi?

Lufta e mundshme SHBA-Kore e Veriut: Kimi e di se çfarë po bën, por a e di Trumpi?

Një sulm bërthamor në Shtetet e Bashkuara duket lëvizje tërësisht e çmendur, meqë do të shkaktonte hakmarrje të nivelit të lartë që do të çonte në shkatërrimin total të Koresë së Veriut. VOX shkruan se për të gjetur përgjigjen se a mund të ndodhë kjo, duhet përgjigjur në pyetjen tjetër: a është Kim Jong-uni racional?

Në shikim të parë, Kimi duket i çmendur. Sipas raporteve të Koresë së Jugut, së voni ai ka ekzekutuar dajën e pastaj ka djegur trupin e tij, ndërsa është i dyshimtë për vrasjen e gjysmë-vëllait me helm nervor në Malajzi, ku ai ishte në mërgim. Regjimi i Kimit ka shkaktuar edhe vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, i cili u dënua me 15 vjet burg nën akuzat absurde, për ta kthyer në gjendje vegjetative në SHBA. Studenti i pafat ishte dërguar në një nga shumë kampet e përqendrimit, ku të burgosurit detyrohen në punë të rëndë, në tortura e vdekje nga uria, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, thotë se Kim nuk është racional; senatori John McCain e përshkruan si “fëmijë i çmendur i trashë”; e kongresmeni Bradley Byrne pyet: “Qysh me u sjell me dikë irracional”? Por, kjo çështje shkon përtej psikologjisë: nëse Washingtoni beson se Kimi është irracional, do të thotë se është i prirë për të përdorur forcën për ta ndaluar atë!

Dekurajimi – kërcënimi i armikut se do të sulmohet apo shkatërrohet nëse godet i pari – nuk vepron te armiku fanatik, i bindur për pathyeshmërinë e tij e që thjeshtë nuk ia ndien. Prandaj, sulmi parandalues i Shteteve të Bashkuara ka më shumë të ngjarë. Trumpi bile është duke e menduar këtë opsion.

Megjithatë, asnjë nga ekspertët për Korenë e Veriut, me të cilën VOX foli, nuk u pajtua me vlerësimin se Kimi është i çmendur. Retorika e tij mizore dhe e ashpër nuk duhet të ngatërrohet me mungesë të racionales. Ai është shumë i disiplinuar dhe i matur kur bëhet fjalë për mbijetesën e tij në pushtet. Për më shumë, Trumpi është më shumë jostabil dhe një variabël e paparashikueshme në këtë llogaritje.

Kur flasim për racionalitetin e liderëve, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare kjo nuk është njëjtë sikur në bisedat e përditshme. “Racional” këtu do të thotë se është i aftë për të nxjerr përfundime logjike për objektivat e tij, për interesat dhe arritjen e synimeve me burimet – ushtarake, ekonomike dhe diplomatike – që ka në dispozicion. Pra, udhëheqësi racional mund të ndërmarrë veprime të rrezikshme po jo diçka që me siguri do të çojë në shkatërrimin e tij.

Por, kur e analizoni historinë e Koresë së Veriut, nuk është vështirë të konkludohet se regjimi nuk është i prirë në vetëvrasje. Edhe pse u përpoq për të marrë Korenë e Jugut në vitin 1953 (përpjekja që u ndalua nga SHBA-të) dhe lufta kurrë zyrtarisht nuk ka mbaruar, Koreja e Veriut në më shumë se gjashtëdhjetë vjet nuk e sulmoi fqinjin jugor.

Por, kjo nuk do të thotë se Koreja e Veriut nuk ishte agresive ndaj SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. James Person, ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën Wilson, thotë se Koreja e Veriut kishte mësuar nga përvoja se jo vetëm që mund të tërhiqet nga provokimet agresive, por mundet edhe të frikësojë armiqtë për të bërë lëshime, duke dëshmuar kështu forcën edhe në sytë e popullit të vet, transmeton Telegrafi.

Për shembull, në vitin 1968 rrëmben anijen USS Pueblo me 83 njerëz të cilët i torturon për një vit. Edhe pse situatë mund të eskalonte në luftë, në fund të negociatave të vështira lëshoi marinarët, por e mbajti anijen si trofe. Më 1969 shkoi më tej duke shkatërruar aeroplanin amerikan të spiunazhit e duke vrarë 31 anëtarët e ekuipazhit në të. Presidenti Richard Nixon, siç u mësua më vonë, kishte konsideruar një sulm bërthamor, por u tërhoq nga frika e hakmarrjes ndaj Koresë së Jugut. Në vitin 1976, Koreja e Veriut sulmon në zonën e demilitarizuar ku vret dy ushtarë amerikanë. Presidenti i atëhershëm amerikan, Gerald Ford, e ka akuzuar Korenë e Veriut për vrasje, por nuk u hakmor. Më 2010 ndodhi incident kur nëndetësja koreanoveriore sulmon anijen koreanojugore në Detin e Verdhë, duke vrarë 46 marinarë. Natyrisht, ata kanë kryer sulme edhe në ujërat japoneze, por luftë nuk kishte nga frika se viktimat do të arrijnë në miliona. Pheniani e dinte se luftën nuk e fiton, por meqë edhe të tjerët nuk e duan luftën, gjithçka kalonte pa ndëshkime.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut – supozohet se vendi ka 20 bomba bërthamore me materiale të mjaftueshme për t’i bërë edhe 40 – rrjedh nga supozimi i thjeshtë: nëse pala tjetër e ka toleruar deri tash nga frika e luftës, tash do ta durojnë më shumë nga frika e luftës bërthamore. Përveç kësaj, regjimi i Kimit merr mësim nga përvoja e të tjerëve.

“Ata panë se si Iraku, që kishte programin e parealizuar bërthamor, u eliminua. E panë edhe Libinë se si u tërhoq nga programi i saj dhe se si e pësoi. Koreja e Veriut e sheh arsenalin bërthamor si mbrojtje përfundimtare nga i njëjti fat”, thotë Person.

Administrata amerikane, në anën tjetër, nuk është unike. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, kohët e fundit ka deklaruar se SHBA-të “nuk duan heqjen e regjimit” e as “bashkimin e gadishullit”. Ai u përpoq të bindte Phenianin se “nuk jemi armiku juaj, e as kërcënim”, por këto deklarime janë në kundërshtim me retorikën e Trumpit të gatshëm për “zjarr dhe tërbim” dhe “opsion ushtarak”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori