Një 40-vjeçar nga Serbia, u mërzit nga vetmia. Prindërit e tij të moshuar donin trashëgimtarë, ndaj ai e merr një vendim për ta ndryshuar jetën: për t’u martuar. Por, Luba kishte një problem, pasi nuk gjente grua në Shumadi që do të jetonte në fshat. Kështu, iu drejtua Shqipërisë ku thuhet se shpenzoi 7000 mijë euro për të gjetur nusen.
“Kushëriri im Luba e gjeti një zonjë që gjoja i lidh shqiptaret me djemtë tanë nga fshati të cilët kanë frikë se do të mbesin vetëm. U detyrua Luba, sepse tonat nuk duan në fshat; ato më me qejf shesin rroba kineze për 150 euro në muaj, sepse mendojnë se janë zonja. Nejse, nuk o tash kjo me rëndësi. Por, t’i bie shkurt: ai shkon në Shqipëri”, thotë kushëriri i tij, për mediat e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Luba u pajtua që për mblesës të japë mëditjen ditore prej 30 euro, 30 euro ndihmësit e shoferit, plus shpenzimet e udhëtimit. Atje takuan shqiptarët që duhej të gjenin femrën me vullnetin që të martohet në Serbi.
“Kushëriri im për herë të parë në Shqipëri ishte katër ditë. U takua me një të re që tha se punon në një fabrikë këpucësh në Tiranë. Ata biseduan, e me ta ishte një përkthyes shqiptar. Pak i prekën duart dhe shkëmbyen pak ëmbëlsi. Kushëriri u kthye në shtëpi, në Levaq, si i dehur. Tha se ishte e shumë e bukur, modeste, ëndërr e çdo mashkulli. Nuk mundte të besonte se sa me fat është. Rruga atëherë i kushtoi 1000 euro me mëditje e shpenzime”, vazhdon ai.
Pas prezantimeve, erdhi dita e “dhëndrit” të shkojë për nusen në Shqipëri. Përsëri shpenzime për mblesës e ndihmës, për rrugë, ushqime, fjetje. Tash merr 4,500 euro vetëm për shqiptarët që ia gjetën nusen.
“Kushëriri im e ka paguar shqiptarin, e reja u fut në veturë dhe u nisën për Shqipëri. Kushëriri tha se nusja ishte e mërzitur, se qau 150 kilometra që e la familjen e sidomos motrën. Ndaj, vendosën të ndalen në një lokal për të pirë diçka e që nusja të qetësohet. Kur u ulën, vajza i luti të shkonte te telefoni që ta thërriste motrën para se ta kalonte kufirin. Zemra e mirë e kushëririt nuk e refuzoi. E, nusja nuk u kthye”, vazhdon serbi rrëfimin..
Luba me mblesës e ndihmës e kërkuan, por ajo doli nga dera tjetër dhe zhduket. Ndaj, kushëriri dyshon se e kishte përcjell dikush tjetër me plan, me makinë, dhe se e dërgoi në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Atëherë Lubës iu kujtua se një shqiptar i tha se për nusen garanton vetëm derisa e fut në veturë. Pas kësaj është e jotja, i kishte thënë ai. Kur Luba pyet shoqëruesen që e paguante, ajo i tha: nuk kam faj, pse nuk e ke ruajt”, vazhdon ai rrëfimin.
Luba vazhdon të jetën i vetmuar, ndërsa ka shpenzuar të gjitha kursimet. Por, nuk po heq dorë, pasi tash kërkon një tjetër shqiptare, të bukur, modeste, si atë që e gjeti e iki. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City