Luani 'me kaçurrela' pushton rrjetet sociale

Pamje të mrekullueshme të jetës së egër shpesh arrijnë në publik falë fotografëve të jetës së egër, të cilët kapin momente të rralla dhe të bukura.
Një imazh i tillë i kohëve të fundit ka pushtuar internetin, një pamje mahnitëse nga afër e një luani “me kaçurrela”, një pamje që shihet rrallë në natyrë.
Fotografia është bërë nga Kambiz Cameo Pourghanad, pilot dhe fotograf i jetës së egër.
Mbishkrimi vlerëson bukurinë dalluese të luanit: "Mbajini mend fjalët e mia, Nzuri aktualisht është dhe do të jetë një nga luanët më të bukur.” /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































