Luana Vjollca, Don Phenom dhe Ervin Qerimi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Bye Bye” mban titullin kënga e tyre, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.


Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur ka mahnitur edhe këtë herë me paraqitjen.

Screenshot 20 21 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u shfaq në disa skena atraktive, ku përveç interpretimit mori vëmendje edhe me vallëzim.

Teksti është shkruar nga Edlir Begolli, Luana dhe Ada Satka me producim po ashtu nga të njëjtit.

Screenshot 21 21 Foto: Screenshot/YouTube

Për videon u kujdes produksioni i njohur, Fullmoon.

Luana është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, ku vetëm dy javë më parë e solli një bashkëpunim me Lumi B. /Telegrafi/