LAJMI I FUNDIT:

Luan Omari fiton çmimin e karrierës

Luan Omari fiton çmimin e karrierës

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore për vitin 2018.

Me çmimin e karrierës u vlerësua profesor Luan Omari, me motivacionin si: “Anëtar-bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave edhe përurues e drejtues i suksesshëm institucional i saj. Përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare, evropiane edhe rajonale, që ka një veprimtari shkencore mbi 6 dekada…”.


Me çmimin “ Eqerem Çabej”, për veprën më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike u vlerësua “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, nga një grup autorësh.

Me çmimin “Petrit Radovicka” për veprat apo kërkimet më të rëndësishme në shkencat natyrore edhe teknike u vlerësua vepra “Atlas i Florës së Shqipërisë” i akademikut Jani Vangjeli, me motivacionin: “Një vepër me karakter koleksionues edhe në shërbim të florës shqiptare. E mbështetur në rezultatet e kërkimit në terren mbi bimësinë shqiptare”.

Me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm”, për shkencat shoqërore dhe albanologjike u vlerësua “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane.” nga Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore me motivacionin: “Bazuar në trajtimin shumëdisiplinorë të të dhënave, rëndësia e këtij botimi shfaqet në paraqitjen e rezultateve të gërmimeve, ekspeditave në nekropolin jugor të qytetit antik të Phoinikes”.

Juria e çmimeve përbëhej nga 10 anëtarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme kërkimore dhe kryesohej nga profesor Etem Lika. /ata/