0Shares

Në kulmin e diskutimeve të politikës mbi çështjen e mbarimit të mandatit të Kryeprokurorit dhe mënyrën sesi do të zgjidhet Kryeprokurori i ri vendit, kur KLP ende nuk është ngritur, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij.

Me anë të një deklaratë për shtyp, Donald Lu ka bërë të ditur se Kushtetuta dhe ligji janë të qarta për Kryeprokurorin e vendit. Lu nënvizon se mbështet opinionin ligjore që ka dhënë më parë për këtë çështje OPDAT dhe EURALIUS, si dhe nxit parlamentin shqiptar që të zbatojë ligjin.

Por kush ishin rekomandimet e misioneve të OPDAT dhe EURALIUS dhënë rreth dy javë më parë? Sipas tyre, Prokurori i Përgjithshëm i Parakohshëm duhet të zgjidhet nga Parlamenti në bazë të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme. Dy misionet ndërkombëtare flasin qartë për kriteret që duhet të përmbushë personi, të cilit do t’i besohet përkohësisht organi i akuzës.

Euralius dhe Opdat saktësojnë se në periudhën kalimtare mandati i këtij Prokurori të Përgjithshëm do të jetë i përkohshëm dhe së fundmi, dy misionet kujdesen të theksojnë se ligji për regjimin kalimtar nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorimin për zgjedhjen e tij, por thjesht parashikon një zgjidhje të përkohshme nëpërmjet një vendimmarrje të Kuvendit.

Ndërkohë, dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit për të zgjedhur një prokuror me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Thënë me fjalë të tjera, ky Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm do të mund të zgjidhet edhe me vetëm 36 vota. Euralius dhe OPDAT thonë se Parlamenti nuk ka autoritet kushtetues, ose ligjor që të zgjasë mandatin e kryeprokurorit aktual, pas skadimit të mandatit të tij.

Përkundrazi, thuhet në opinionin e tyre, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)