LSM: Qeveria planifikon të ulë pagat e punonjësve në sektorin publik me rreth 10 për qind
Qeveria planifikon të shkurtojë pagat e punonjësve në sektorin publik dhe në administratë. Mund të anulohen të gjitha marrëveshjet e reja kolektive të nënshkruara, me të cilat pagat harmonizohen me rritjen e pagës minimale. Në rrezik janë edhe disa nga punonjësit administrativ me të ardhura më të ulëta, pagat e të cilëve tani mund të jenë nën 18 mijë denarë.
Sindikalistët për “Alsat” thonë se kjo është rënë dakord në seancën e fundit të qeverisë. Ndërsa dokumentin e kanë marrë me shkrim në Këshillin e djeshëm ekonomiko-social.
“Imagjinoni, pikërisht aty ku ne në dy muajt e fundit kemi nënshkruar 20 kontrata kolektive, si në komuna ashtu edhe në ndërmarrje publike, ku është përcaktuar harmonizimi i pagave për shumën që kërkuam, 2806 denarë. Dhe pikërisht këtu duhet të ulen pagat me 10 për qind, aq sa i kemi rritur”, u shpreh Torpe Deanoski kryetar i SPOGJ.
Gjithashtu, sipas sindikatës, qeveria synon që disa nga nëpunësit të punojnë nga shtëpia. Edhe atë sipas sistemit të rrotacionit. Paga e këtyre administratorëve është planifikuar të ulet në raport me pozicionin e punës dhe nivelin e pagës që marrin.
“Autoritetet thonë se të gjithë nga sektori publik duhet të punojnë nga shtëpia pa prishur procesin e punës. Që do të thotë se ata do të duhet të përcaktojnë se kur fillon procesi i rotacionit të punës nga shtëpia, pa përmendur që ata punonjës do të kenë më shumë shpenzime dhe më shumë fatura për të paguar. Do të duhet të ngrohen vetë, do të duhet të paguajnë vetë internetin për të mirën e punëdhënësit”, theksoi Torpe Dejanoski kryetar i SPOGJ.
Zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi, thotë se në kohë krize nuk ka vend për kalkulime. Kursimet duhet të përfshijnë të gjithë.
“Gjithçka ka të bëjë me mënyrën e kursimit në këtë periudhë. Ky nuk është dokument dhe nuk ka për qëllim SPOGJ-in, shkon në drejtim të krijimit të metodologjisë dhe ligjit të pagave, kështu që, rezultatet do të jepen në mënyrë të gjithanshme”, u shpreh Fatmir Bytiqi, Zëvendëskryeministër për Ekonomi.
Lidhja e Sindikatave kundërshton ashpër këtë mënyrë kursimi. Vlerësojnë se ulja e pagave në kohë krize paraqet shkelje të madhe të të drejtave të punëtorëve. Për dallim nga plani i uljes së pagave, qeveria ka vendosur të shkurtojë shpenzimet për mallra dhe shërbime, shpenzimet e përfaqësimit dhe udhëtimeve zyrtare me vetëm 20 për qind, jo më shumë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë