LAJMI I FUNDIT:

LSM: Dita e diel ditë pushimi është realitet dhe në harmonizim me Kushtetutën

LSM: Dita e diel ditë pushimi është realitet dhe në harmonizim me Kushtetutën

Kryesia e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në seancë të jashtëzakonshme diskutoi për informacionin për iniciativën e parashtruar para Gjykatës Kushtetuese nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me të cilin kontestohen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilët rregullohet puna të dielën.

“E diela ditë javore për pushim është realitet sado kjo “pronarëve” nuk u pëlqen, ndërsa nuk u pëlqen për shkak të asaj që i kanë mbushur xhepat në kurriz të punëtorëve të cilët kanë punuar pa i paguar. LSM-ja thekson se në pajtim me nenin 11 nga Kushtetuta “Ndalohet puna e detyruar”, sipas nenit 32 të Kushtetutës “Çdo punnëtor ka të drejtë të pushimit të paguar ditor, javor dhe vjetor”, ndërsa “Nga këto të drejta të punësuarit nuk mund të heqin dorë” dhe i njëjti nen konfirmon se “Realizimi i të drejtave të punonjësve dhe pozita e tyre rregullohen me ligj dhe kontrata kolektive”, kumtuan nga LSM-ja pas mbledhjes së kryesisë.


Prej atje thonë se e drejta e ditës së pushimit javor të jetë e diela është konfirmuar në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës, Gazeta Zyrtare nr. 288 nga 21 dhjetori i vitit 2021 dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti Gazeta zyrtare nr.295 nga 27.12.2021 që është plotësisht në përputhje me sa më sipër dhe nenin 32 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut se çdo i punësuar ka të drejtë në pushim javor të paguar dhe se nga kjo e drejtë punëtorët nuk guxojnë të heqin dorë, ndërsa punëdhënësit nuk guxojnë ta kufizojnë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese dje njoftoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut i ka kontestuar para gjykatës dispozitat ligjore për shpalljen e të dielës ditë jopune, sepse e konsiderojnë atë në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes.

Ndryshimet ligjore për të dielën, ditë jopune, kanë hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, pasi deputetët në Kuvend votuan ndryshimet ligjore më 20 dhjetor të vitit 2021.

Në seancën e kryesisë së LSM-së u diskutua edhe për takimin që pasnesër do të mbahet në Qeveri për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, gjegjësisht të mos jetë nën 60 për qind të pagës mesatare me rregullim të obligueshëm gradual – rritje të pagave tjera në në përputhje me Ligjin për pagën minimale dhe përcaktimin e të drejtës së regresit për pushim vjetor për sektorin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori