LAJMI I FUNDIT:

LSDM porositi Alternativën: Dera e bashkëpunimit mbetet e hapur edhe më tej

LSDM porositi Alternativën: Dera e bashkëpunimit mbetet e hapur edhe më tej

Edhe pse nuk iu përgjigj ofertës për vazhdimin e bashkëpunimit, Alternativa është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian, porositën sot nga LSDM, pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri LSDM-së, i dorëzoi zyrtarisht Kuvendit propozimin për rikonstruimin e Qeverisë.

Sipas propozim zgjidhet kadrovike që Kovaçevski i dorëzoi Kuvendit, Alternative do të humb pozicionet e saja aktuale të ministrave në dy resore – Shëndetëtësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa në vend të tyre do të vijnë kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Ndërkaq, Alternativa në përbërjen aktuale qeveritare ka dhe një ministër pa resorë për diasporë, Xhemail Çupi, por deri tani nuk ka informacione nga Qeveria nëse është propozuar shkarkimi i tij.


Alternativa deri më tani nuk është prononcuar nëse mbetet apo largohet nga Qeveria, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë çështje ka paralajmëruar për nesër.

“I drejtojmë porosi Alternativës se dera për bashkëpunënim është e hapur edhe më tej. Këto kohëra janë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane dhe për reformat ekonomik dhe iu bëjmë thirrje që të ngrihen mbi interesat e ngushta partiake dhe të mendojnë edhe njëherë. Edhe pse Alternativa nuk iu përgjigj ofertës për vazhdimin e bashkëpunim, partia është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencën e sotme për media.

Ai shtoi se, LSDM nuk i ndan partitë, por është e hapur për bashkëpunim të ardhshëm edhe me deputetë të tjerë të cilët, siç tha, dëshirojnë t’i mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën e BE-së për ardhmëri më të mirë të vendit.

Rritja e shumicës parlamentare, sipas LSDM-së, do të mundësojë avancim të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, tranzicionit energjetik, iniciativat ekonomike si Ballkani i Hapur, ndërsa mbështetje më të madhe, siç shtojnë nga kjo parti, merr edhe plani për partneritet strategjike me SHBA-në dhe avancimi i raporteve të mira fqinjësore.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori