LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski nuk mund të pajtohet me faktin se rrogat rriten dhe paratë përfundojnë tek qytetarët

LSDM: Mickoski nuk mund të pajtohet me faktin se rrogat rriten dhe paratë përfundojnë tek qytetarët

“Hristijan Mickoski sot ritheksoi se është kundër rritjes së rrogave në të gjitha sektorët, duke përfshirë edhe atë privat. Janë mësuar vetëm të vjedhin, OBRM-PDUKM dhe Mickoski  nuk mund të pajtohen me faktin se tani më paratë përfundojnë tek qytetarët, dhe jo në oborrin e bardhë të regjimit”, ishte reagimi i LSDM ndaj konferencës së   kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Mickoski duhet të mësojë ende për ekonominë, dhe ta lexoj librin e mentorit të tij Gruevskit. Rrogat u rritën për mbi 2000 denarë në dy vitet e kaluara, dhe do të vazhdojnë të rriten, këto janë politikat ekonomike të LSDM të cilat japin rezultat real. LSDM sjell rezultate, kurse OBRM-PDUKM mbron kriminel, nuk ka ide e as program” thuhet në  njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni


Sipas tyre, OBRM-PDUKM kriminale i la qytetarët dhe bizneset në borxhe dhe skamje, kurse ekonominë në minus 1.8 përqind. Sot rritja e GDP-së shënon shifër rekorde prej 4.1 përqind.

“Për vetëm një vit, investimet e jashtme u rritën për 260 përqind, gjegjësisht nga 205 milonë, aq sa ishin në vitin 2017, u rritën në 737 milionë dollar në vitin 2018. Këto janë të paraqitura qartë në “Raportin për investime në botë 2019” në konferencën e KB” thuhet në lajmërimin e LSDM duke shtuar se përskaj investimeve rriten edhe rrogat, kurse klima pozitive ekonomike si rezultat sjell vende të reja të reja të punës dhe zbutjen e nivelit të papunësisë, në shifër rekorde – 17.8 përqind.

“Për dy vite realizuam 49.552 punësime, kryesisht në sektorin privat. Nëpërmjet masave të ndërmarra si rritja e ndihmesës sociale, kthimi i 15% nga TVSH, nafta e gjelbërt, anulimi i taksës radio-difusive, ulja e faturave për ngrohje qendrore, paratë gjithmonë e më shumë ju kthehen qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Në fund, nga LSDM cekin se ky është një koncept i pakapshëm për Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në, të cilët janë të mësuar vetëm të marrin ndërsa  LSDM vazhdon synimin për të realizuar masat të cilat sigurojnë rritje ekonomike dhe më shumë para për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori